Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Spanja po dërgon dy avionë për të ndihmuar në luftimin e zjarreve

Foto: BTA

Në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, Spanja njoftoi se do të dërgojë dy avionë, secili me një kapacitet prej rreth 6 tonësh, për të ndihmuar në luftimin e zjarreve në vendin tonë. Ka gjasa që avionet të mund të përfshihen në shuarjen e zjarreve që nga dita e shtunë, tha ministri i punëve të brendshme Kalin Stojanov. Ai ndodhet ende në zonën e fshatrave të qytetit Jamboll, ku situata e zjarrit mbetet dinamike. “Filluam të kufizojmë një nga frontet, por temperatura mbetet e lartë dhe ka erëra të forta. Vende-vende zjarri është ende në kulmin e tij, gjë që na e vështirëson. Për këtë arsye sot po punojmë këtu me 4 helikopterë – të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të atyre të dërguar nga Çekia”, tha Stojanov.

Në një nga frontet e zjarrit që përfshiu fshatrat Krajnovo, Stranxha, Goljam Derventin dhe Voden, Ministria e Punëve të Brendshme po punon së bashku me kolegët e saj nga Turqia. “Nuk ka asnjë rrezik për njerëzit, ka shumë teknikë”, tha ministri dhe shprehu besimin se përpjekjet e përbashkëta do të çojnë në kontrollin gradual të zjarreve. Në rajonin e qytetit Jambol filloi të bjerë shi gjatë orës së fundit. Edhe në Komunën Boljarovo presin të bjerë shi mbi vendet ku flakëron zjarri për të katërtën ditë. Komuna Boljarovo shpalli një fushatë donacionesh për të dëmtuarit nga zjarret, njoftoi qendra komunale për shtyp. Kryetari i komunës, Hristo Hristov, falënderoi për ndihmën kolegëve të tij nga komunat Ellhovo dhe Tunxha, valiut të qytetit të Edrenesë, zjarrfikësve, fermerëve, zyrtarëve pyjorë që morën pjesë në shuarjen e zjarrit, si dhe qytetarëve të cilët telefonuan për të shprehur keqardhjen e tyre.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aplikimi i euros nga mesnata e Vitit të Ri i huton pronarët dhe shërbyesit e restoranteve

Restoratorët dhe hotelierët, të cilët do të presin klientë në natën e Vitit të Ri, paralajmërojnë se janë seriozisht të shqetësuar për mënyrën se si do të kryhen pagesat dhe raportimi i të ardhurave. Deri në orën 24:00 ata duhet të pranojnë pagesa..

botuar më 25-10-29 10.36.PD

BE pret nga Sofja një qëndrim urgjent pas sanksioneve të SHBA-së kundër “Lukoil”

Komisioni Evropian pret nga Bullgaria që të marrë sa më shpejt një qëndrim dhe të bëjë një vlerësim të pasojave të mundshme për rafinerinë e “Lukoil”-it në Burgas, pas vendosjes së sanksioneve amerikane ndaj kompanisë ruse. Këtë e bënë të ditur për..

botuar më 25-10-29 10.11.PD

Parashikimi i motit për 29 tetorin 2025

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, ndërsa në Sofje – 1°. Në mëngjes , në disa zona të sheshta të vendit, do të ketë kushte për dukshmëri të reduktuar. Gjatë ditës do të mbajë kryesisht mot me diell. Do të fryjë..

botuar më 25-10-28 7.35.MD