Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

PP-DB e ktheu mandatin e dytë menjëherë pas dorëzimit të tij

Foto: BTA

Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e dytë eksplorues për formimin e qeverisë grupit të dytë më të madh parlamentar në Legjislaturën e 50-të  të Kuvendit Popullor - "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike". Në dorëzimin e mandatit nga koalicioni erdhën Kirill Petkov, Nikollaj Denkov, Bozhidar Bojanov, Ljudmilla Ilieva, Atanas Atanasov dhe Nadezhda Jordanova. Por ata e kthyen mandatin të papërmbushur pasi nuk gjetën mbështetje nga forcat e tjera politike të përfaqësuara në parlament. Para presidentit, Nikollaj Denkov nga PP-ja tha se përkundër pamundësisë së formimit të qeverisë me mandatin e dytë, PP-DB nuk do të ndryshojë qasjen e saj dhe do të ruajë prioritetet e saj për krijimin e një ambienti mikpritës për biznesin dhe investitorët, për rritjen e të ardhurave, për zvogëlimin e pabarazisë, për ndarjen e fondeve për arsim dhe shëndetësi më të mirë. “Ne presim të marrim një mbështetje më të fortë publike, në mënyrë që në mundësitë e ardhshme t'i ngremë sërish këto tema dhe të jenë në qendër të diskutimeve në parlament”, tha Denkov. Sipas tij, lufta kundër korrupsionit nuk është qëllim në vetvete, por mjeti kryesor për të arritur sukses në këtë drejtim.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jahti elektrik bullgar është ndër finalistët e një konkursi ndërkombëtar

Një zhvillim bullgar për një mjet lundrues elektrik fitoi njohje ndërkombëtare, duke u kualifikuar për raundin final të çmimeve prestigjioze The Gussies Electric Boat Awards 2025. Këto çmime synojnë anijet dhe jahtet elektrike më inovative dhe më të..

botuar më 25-11-14 5.05.PD

Parashikimi i motit për 14 nëntorin

Të premten në mëngjes, në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore, do të ketë mjegull, ose re të ulëta. Gjatë ditës, do të jetë kryesisht me diell, por në pjesët e poshtme të Tunxhës dhe Maricës deri rreth mesditës dhe në fushën e..

botuar më 25-11-13 7.40.MD
Pllamen Dimitrov

Sindikatat e cilësuan buxhetin si kompromis, por të mundshëm

Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi projektbuxhetin shtetëror për vitin 2026 , i cili, në mënyrë të paprecedentë, nuk mori mbështetjen e punëdhënësve. Sipas kryetarit të Dhomës Tregtare dhe Industriale të Bullgarisë, Cvetan Simeonov, paraqitja e..

botuar më 25-11-13 6.36.MD