Formimi i paketës së radhës të ndihmës për Ukrainën është në fazën përfundimtare dhe ajo mund t'i paraqitet Këshillit të Ministrave sot. Këtë e bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov, i cili mori pjesë në konferencën me rastin e 75 vjetorit të krijimit të NATO-së, organizuar nga Klubi Atlantik në Sofje. Për të ndihmuar Ukrainën do të ofrohen municione dhe prona, të cilat pas analizave u përcaktuan si të tepërta ose të panevojshme për ushtrinë bullgare.
Bullgaria mbështet të gjithë paketën e masave për të ndihmuar Ukrainën që të jetë në gjendje të mbrohet kundër agresionit rus, të arrijë ndërveprueshmërinë e plotë të forcave të armatosura dhe t'i afrohet anëtarësimit në Aleancë, tha Zaprjanov, cituar nga BTA. Ministri vuri në dukje se në takimin e NATO-së në Uashington, vendi ynë mbështeti vendimet për forcimin e potencialit parandalues dhe mbrojtës të Aleancës. Kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, njoftoi se këtë vit Bullgaria do ta tejkalojë objektivin e përcaktuar prej 2% të PBB-së për shpenzimet e mbrojtjes dhe do të arrijë në 2,18% të PBB-së.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..