Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore.
Kjo është arritja më e mirë e nxënësve bullgarë në këtë turne që nga viti 2015, njofton Shoqata e Ekipeve Olimpike të Shkencave Natyrore. Duke arritur vendin mbresëlënës të 9-të me një rezultat prej 190.9 pikësh dhe duke tejkaluar ekipin gjerman në raundin e fundit, nxënësit bullgarë siguruan medaljet e argjendta ekipore.
E veçanta e këtij konkursi të shkencave natyrore është se zhvillohet në ekip dhe zgjidhen detyrat kërkimore shkencore. Aftësitë për të mbrojtur idetë e tyre në mënyrë të arsyetuar dhe të strukturuar gjatë konkurrimit janë kriteret e nevojshme për vlerësim. Ekipi i të rinjve bullgarë hyri në të tre rolet gjatë diskutimeve fizike, që janë raportues, kundërshtar dhe recensues.
Pjesëmarrësit tanë ishin nxënës të klasave të 10-ta, të 11-ta dhe të 12-ta nga shkollat e mesme në Sofje, Veliko Tërnovo, Ruse dhe Haskovo.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana DimitrovaDymbëdhjetë mendje të bukura të reja të Bullgarisë u nderuan nga Presidenti Rumen Radev në një ceremoni të veçantë, ku u ndanë çmimet vjetore "John Atanasoff". Eventi u zhvillua dy ditë pas ditëlindjes së shpikësit të shquar me origjinë bullgare..
Përmbytjet e radhës në bregdetin e Detit të Zi janë rezultat i ndërtimit të pakontrolluar, mjedisit natyror të shkatërruar dhe mosveprimit institucional, thuhet në një deklaratë nga Dhoma e Arkitektëve në Bullgari. Sipas organizatës profesionale,..
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev u nderua me çmimin prestigjioz “Gazetari i Vitit” në festivalin mediatik evropian PRIX EUROPA , i cili mbështetet nga një bashkim prej 24 mediash publike evropiane. Grozev, i cili është drejtor i platformës..
Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me..
Ekipi bullgar u kthye me katër medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare Rinore e Astronomisë dhe Astrofizikës, e cila u zhvillua në qytetin rumun Pjatra..