Mes qytetit Elin Pelin dhe fshatit Elin Pelin, një zjarr shpërtheu në një depo për fishekzjarrë, njofton BTA. Si pasojë e shpërthimit dy persona burrë e grua kanë djegie të shkallës së tretë dhe jeta e tyre është në rrezik. Në qytet dhe fshatrat përreth oshpall gjendje e pjesshme e jashtëzakonshme. U urdhërua evakuimi i menjëhershëm i banorëve të fshatit Elin Pelin, i cili ndodhet më afër vendit të aksidentit. U ndërprenë furnizimi me gaz dhe energjia elektrike. Në zonë ka një prani të shtuar të policisë, ambulanca dhe zjarrfikëse, si dhe një stacion lëvizës për të matur pastërtinë e ajrit.
Sipas ekspertëve, shpërthimi ndodhi në magazinat e një kompanie që merret me produkte piroteknike. Ministri i brendshëm Kalin Stojanov shpjegoi se kompania ka gjashtë depo të cilat janë plot me lëndë piroteknike. Rreth 500 metra larg shpërthimeve, një fragment ra në një magazinë të një zinxhiri të madh ushqimor, i cili gjithashtu mori flakë, shtoi Stojanov. Sipas të dhënave paraprake, një nga magazinat ku shpërtheu zjarri përmbante dy ton ekuivalent tritol.
Në vendin e ngjarjes u dërgua personel ushtarak me katër transportues uji nga Stacioni Mobile i Komunikimit – Gorna Malina, si dhe personeli ushtarak me dy ujë-mbartës nga formacioni në Negushevo, nga Komanda për Mbështetjen Logjistike.
Një modul i specializuar për veprim në rast aksidentesh industriale u përgatit edhe nga Formacioni Ushtarak në Musaçevo, pjesë e Forcave Tokësore.Formacioni ka pesë auto-stacione që do të përdoren, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Kufizohet përkohësisht qarkullimi në të dy drejtimet në rrugën III-105 nga Elin Pelin deri në stacionin Elin Pelin. Linja hekurudhore në zonë është gjithashtu e mbyllur për kalimin e trenave, nuk ka ndryshim në fluturimet në aeroportin e Sofjes, njoftoi BTA.
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mëngjes, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende të ulëta dhe lugina. Gjatë ditës, do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave, më të..
Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për një ndryshim të tillë foli javën e kaluar lideri i GERB-it, Bojko Borisov, pas partia zuri vendin e..
Gjatë muajit shtator, Bullgaria është përmendur shtatë herë si vend i lidhur me produkte ushqimore të rrezikshme, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian për Paralajmërim të Shpejtë për Ushqime dhe Foragjere, raportoi gazetarja e BNR-së, Veselina..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..