Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 27 korrikun 2024

Temperaturat janë në rritje

Foto: BTA

Gjatë natës në pjesën më të madhe të vendit do të mbizotërojë mot i kthjellët.

Ditën e shtunë do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës mbi Bullgarinë Lindore do të zhvillohen vranësira grumbulluese, por nuk ka të ngjarë të ketë reshje. Do të fryjë erë e dobët në Bullgarinë Lindore erë e matur nga verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 28° dhe 33°, në Sofje rreth 30°.

Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja, në vendet më të larta nga veriu-veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 metra do të jetë rreth 25°, në 2000 metra - rreth 18°.

Në Detin e Zi do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira grumbullues, por nuk priten reshje. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fortë nga veriu-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë 28°-30°. Temperatura e ujit të detit është 28°-29°.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georgi Georgiev

Bullgaria pret që të hiqet nga “Lista Gri” e FATF-së

Deri në mesin e vitit 2026, Bullgaria duhet të hiqet nga “Lista Gri” e shteteve që nuk sanksionojnë në mënyrë të mjaftueshme pastrimin e parave që vijnë nga veprimtari të paligjshme. Këtë e deklaroi ministri i drejtësisë, Georgi Georgiev, për BNT...

botuar më 25-10-27 10.06.PD

Agjencia “Mjara”: Krimet dhe incidentet mbeten burimi kryesor i tensioneve

Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u kontrolluar” në një shkallë dhjetëpikëshe. Këtë e tregojnë të dhënat e një anketimi të Agjencisë..

botuar më 25-10-26 10.15.PD

Produkti i Brendshëm Bruto rritet me 3.4% në vitin 2024

Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave, të cituara nga BTA. Të ardhurat kombëtare bruto me çmimet e tregut vitin e kaluar..

botuar më 25-10-25 12.35.MD