Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria po i ndjek me shqetësim deklaratat e Shkupit për Korridorin nr.8

Foto: arkiv

Qeveria e Bullgarisë po monitoron me shqetësim në rritje deklaratat e përfaqësuesve zyrtarë të Maqedonisë së Veriut që synojnë shkeljen e angazhimeve ndërkombëtare në fushën e konektivitetit infrastrukturor, përfshirë këtu ridrejtimin e fondeve evropiane për ndërtimin e komponentit hekurudhor të Korridorit Nr.8 në një tjetër projekt transporti, thekson shërbimi për shtyp i qeverisë.

Kujtojmë se Shkupi në mënyrë të përsëritur ka marrë dhe ka konfirmuar përkushtimin e tij për lidhjen infrastrukturore të dy vendeve, përfshirë Korridorin nr. 8, përfshirë në deklaratën e përbashkët të Shqipërisë, Bullgarisë, Italisë dhe Maqedonisë së Veriut nga nëntori i vitit 2021, thuhet në njoftim.

Lexoni më tepër:



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shteti mori përsipër ruajtjen e pronave dhe zyrave të “Lukoil” në vend

Bullgaria po forcon masat e sigurisë tokësore, ujore dhe ajrore – përfshirë një sistem mbrojtjeje kundër dronëve – për objektet e kompanisë “Lukoil” në territorin e saj, njoftoi shërbimi i shtypit i qeverisë. Agjencia Shtetërore për Siguri Kombëtare..

botuar më 25-11-10 9.16.PD

Çdo i treti është gati të mbrojë demokracinë, çdo i pesti atdheun

Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rrezikuar sigurinë e tyre personale për ta mbrojtur atë, sipas një..

botuar më 25-11-09 10.10.PD

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% që nga viti 1994

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..

botuar më 25-11-08 3.15.MD