Ne informojmë në mënyrë aktive shtetet anëtare për presionin institucional dhe jashtëinstitucional mbi bullgarët në Maqedoninë e Veriut. Ne ngremë çështjen e moszbatimit të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë. Këtë e deklaroi zëvendësministri i punëve të jashtme, Ivan Kondov, para komisionit parlamentar për politikën e jashtme, njofton BGNES. Kondov theksoi se kjo çështje është ngritur nga Bullgaria në forume diplomatike, takime dypalëshe dhe në Komisionin Evropian. Ka mirëkuptim të plotë për pozitën tonë, tha ai. “Është çështje tjetër se çfarë do të bëjnë autoritetet në Maqedoninë e Veriut. Ata po shkojnë më tej, po punojnë edhe kundër Korridorit nr. 8. Ata flasin për moszbatim, për ridrejtim të mjeteve”, theksoi zëvendësministri. “Ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut varen edhe nga Beogradi. Partnerët tanë e kuptojnë gjithnjë e më qartë ndikimin e Beogradit. Ata shohin ndikimin në Bosnjë, Malin e Zi. Po u bëhet gjithnjë e më e qartë roli i Beogradit në Ballkanin Perëndimor”, shtoi Kondov.
Nuk ka demokraci dhe liri pa liri të fjalës dhe pluralizëm . Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në hapjen e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike në Sofje. Radioja Kombëtare Bullgare është mikpritëse e forumit për herë..
Radioja Kombëtare Bullgare organizon për herë të parë Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Transmetuesve Publikë (Public Broadcasters International). Në konferencë marrin pjesë drejtues dhe përfaqësues të stacioneve publike të radios dhe..
Bullgaria mbështet fillimin e negociatave të pranimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë. Kjo u deklarua në Luksemburg gjatë Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së nga Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev. Komisionerja e BE-së për Zgjerim..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..