Propozimi i kabinetit zyrtar që ministrit komunist Georgi Jordanov t'i jepet urdhrit "Stara Pllanina" për merita në fushën e kulturës dhe artit shkaktoi shqetësime në sallën plenare.
Në një deklaratë nga foltorja parlamentare, deputeti i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) Atanas Atanasov kujtoi ligjin e miratuar në vitin 2000, i cili e shpalli kriminel regjimin komunist. Deputetët e Partisë Socialiste Bullgare (BSP) të udhëhequr nga kryetari i grupit të saj parlamentar, Borisllav Gucanov, e rrethuan deputetin, duke e ndërprerë atë dhe mbledhja u ndërpre përkohësisht.
“Demokracia do të thotë të jesh tolerant ndaj kundërshtarit”, komentoi Atanas Atanasov. Sipas tij, qytetarët duhet të kenë një vlerësim për atë që ndodhi gjatë 45 viteve, kur u rrënuan fatet, u dhanë mbi 2000 dënime me vdekje dhe u vendos një regjim totalitar me një njeri. Ai i bëri thirrje GERB-SDS që të mos e përkrahin kryeministrin Dimitër Gllavçev, i cili ishte deputet dhe kryetar i Asamblesë Kombëtare nga grupi i tyre parlamentar.
Kreu i GERB-it Bojko Borisov tha nga ana e vet se kryeministri dhe ministri i kulturës duhet të ndryshojnë menjëherë vendimin e tyre. “Në të njëjtën kohë desha që Gjen. Atanasov të dallohet nga nipërit e Sigurimit të Shtetit, që e menaxhojnë Sofjen, sepse nëse nuk e bën, do të duket si një arshin të dyfishtë”, shtoi ai.Gjatë muajit shtator, Bullgaria është përmendur shtatë herë si vend i lidhur me produkte ushqimore të rrezikshme, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian për Paralajmërim të Shpejtë për Ushqime dhe Foragjere, raportoi gazetarja e BNR-së, Veselina..
Nuk ka demokraci dhe liri pa liri të fjalës dhe pluralizëm . Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në hapjen e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike në Sofje. Radioja Kombëtare Bullgare është mikpritëse e forumit për herë..
Radioja Kombëtare Bullgare organizon për herë të parë Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Transmetuesve Publikë (Public Broadcasters International). Në konferencë marrin pjesë drejtues dhe përfaqësues të stacioneve publike të radios dhe..
Zyra e Prokurorit Publik Evropian ka kryer kërkime në Bashkinë e Plovdivit dhe në një kompani të dyshuar për mashtrimе në prokurimеt publike në lidhje me..
Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, në lugina dhe fushat e larta deri në -2°C; në Sofje pritet një minimum prej 1°C. Në..