Për një vit tjetër, festivali Open Buzludzha lidh kulturën, historinë dhe natyrën në një përjetim të paharrueshëm, rrëzë majës Buzlluxha dhe monumentit me të njëjtin emër. Organizatori i veprimtarisë, e cila do të mbahet nga data 8 deri më 11 gusht, është Fondacioni Buzlluxha. Sipas arkitektes Dora Ivanova, kryetare e fondacionit, këtë vit festivali do të jetë ndryshe dhe edhe më frymëzues.
Një shfaqje mbresëlënëse me dritë do të pasurojë përjetimet gjatë Festivalit Open Buzludza 2024. Përballë monumentit, në livadhin pranë kasolles "Buzluxha" dhe në pyll, do të ketë një program të pasur muzikor, me muzikantë vendas dhe të huaj. Festivali do të zhvillohet në tri skena muzikore në natyrë - Themelore, Monumentale dhe Pyjore. Parashikohet edhe një program të pasur ditor - argëtime për fëmijët dhe sfida të veçanta për mysafirët. Për shembull, loja "Kujtime nga e ardhmja" ofron 10 "Përjetime Buzlluxha" përmes të cilave vizitorët mund të ndjejnë vendin dhe të mësojnë më shumë për shkakun e festivalit. Dhe secila nga tri netët, në fasadën e monumentit “Buzlluxha” do të projektohet një shfaqje e bukur me dritë.
“Jam e lumtur që me çdo edicion të mëpasshëm vijnë gjithnjë e më shumë njerëz, të cilët e dinë se ky nuk është thjesht një festival me muzikë, kulturë, histori dhe natyrë të mirë, por ka kauzën e vet – thotë arkitektja Dora Ivanova. – Vetë ideja e festivalit është pjesë e fushatës së përgjithshme të fondacionit për të shpalosur potencialin e një vendi për kulturën dhe artin bashkëkohor, duke i treguar historinë e së shkuarës së afërt brezit që nuk e njeh atë, në mënyrë që ne të gjithë të marrim vendime më të mira për të ardhmen tonë."
Këtë vit priten vizitorë nga mbi 15 vende, muzikantë dhe DJ, si dhe shumë vullnetarë. Programi i larmishëm muzikor në tri mbrëmjet e festivalit përfshin mbi dhjetë grupe.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: buzludzha-project.com
Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të këngëtarëve dhe grupeve tona më të njohura, por kompozitori krijon edhe muzikë për dokumentarë, shfaqje..
Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..
"Një koncert me muzikë origjinale është një mënyrë e shkëlqyer për të festuar ditëlindjen," thotë me buzëqeshje një nga muzikantët më të shquar dhe krijues të xhazit në skenën bullgare, perkusionisti Hristo Jocov. Një fjalë e thënë, një gur i hedhur (Që..
Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të..