Kthimi tek rrënjët ka sjellë gjithmonë emocione, sidomos për artistët. Kështu ndodh edhe me Stefan Illçev – këngëtarin e ri të dashur jo vetëm nga vendlindja e tij, Burgasi, por edhe nga publiku bullgar dhe i huaj.
Ai ka përgatitur një koncert të veçantë me titull “Destinacioni Burgas”. Më 10 gusht, në skenën e Teatrit Veror në qytetin detar, interpretuesi do të bëjë një rikthim jo vetëm në vendin ku ka lindur, por edhe një rikthim drejt të gjitha këngëve që ka kënduar, por të prezantuara në një mënyrë të re. Muzikanti është shumë i emocionuar jo vetëm për takimin e ardhshëm me publikun në vendlindje, por edhe sepse në këtë koncert ai do të bëjë njëfarë debutimi.
“Destinacioni Burgas” do të jetë një debutim absolut për mua si organizator, skenarist, regjisor... Doja të kaloja të gjitha hapat dhe të mbaja të gjithë përgjegjësinë”, tha Stefan Illçev posaçërisht për Radio Bullgarinë. Ai na shpjegoi se e ka zgjedhur pikërisht Burgasin si stacionin e parë të këtij programi, sepse këtu ka qenë debutimi i tij profesional. Më 10 gusht Stefan Illçev do të ofrojë një koncert të jashtëzakonshëm – një spektakël i vërtetë, në të cilin do të ketë edhe mysafirë të lidhur me qytetin tonë bregdetar.
Në programin e koncertit është edhe kënga e tij me titull tematik "Kthimi", krijuar për konkursin "Burgasi dhe deti" më shumë se 10 vjet më parë, me muzikë dhe aranzhim të Eftim Çakërovit dhe tekst të Danna Donkut.
Vera është stina në të cilën zhvillohen festivalet më të shumta dhe të larmishme. Njëri prej tyre fillon sot, më 23 gusht, në Sevlievo. Aty, që nga viti 2017, kalaja "Hotaliç" është shndërruar në një skenë ku performojnë grupet vendase të rock-ut...
Me këngën “Momente” po shkojmë në breg të detit me Nikollën dhe Lindën, të cilët këndojnë për momentet e tyre të vërteta. Nikolla Dimitrov është autor i tekstit dhe recitativit, bazuar në atmosferën gjatë muajve të verës në bregdetin bullgar të..
DeepZone Project vazhdon linjën në të cilën ata interpretojnë në një mënyrë të re këngët e njohura nga autorë dhe interpretues bullgarë. Këtë verë muzikantët prezantojnë një nga këngët më të dashura bullgare - "Ti", kënduar fillimisht nga Nina..
Një nga grupet më të njohura në vendin tonë me një nga vokalistet më interesante dhe magnetike – “Kerana dhe kozmonautët” - i shton një yjësi të re..
I riu Todor Gaxhallov merret me muzikë që në moshën 5 vjeçare, kur filloi të luante piano dhe të këndonte. Shkollimin e vazhdoi në shkollën e..