Natën do të jetë e kthjellët, ndërsa të shtunën do të mbahet mot me diell. Gjatë natës do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor, përderisa gjatë ditës do të jetë i orientuar nga veri-verilindja dhe do të forcohet deri në mesatare. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 31° dhe 36°, në Sofje – rreth 31°.
Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Në gjysmën lindore të vendit do të ketë vranësira më të theksuara grumbulluese dhe vende-vende do të ketë reshje shiu dhe shtrëngata. Do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 25°, në 2000 metra – rreth 17°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të mbizotërojë mot me diell. Në bregdetin verior do të ketë rritje të përkohshme më të ndjeshme të vranësirave dhe në vende të izoluara do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët kryesisht nga drejtimi lindor-verilindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 27 deri në 31 gradë. Temperatura e ujit të detit është 26°-27°.
Ditën e diel dhe të hënë do të jetë me diell. Temperaturat do të rriten.
Fshati Hotanca, në komunën e Rusës, është mikpritës i “Festës së Dollmës së Hotancës” – një festival kulinar dhe folklorik, i organizuar nga Biblioteka kulturore “Svetlina-1928”. Aktiviteti fillon sot në orën 11:00, në sheshin qendror të fshatit. Programi..
Transporti hekurudhor i pasagjerëve në BE u rrit me 5.8% gjatë vitit 2024, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia Statistike Eurostat. Vitin e kaluar, me tren u realizuan 443 miliardë kilometra-pasagjer (pkm), që është niveli më i lartë..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në bregdetin e Detit të Zi - deri në 10°, në Sofje - do të jetë rreth 3°. Gjatë ditës do të jetë me diell me re të larta të shpërndara, para mesditës në vende të rrafshnalta do të ketë..
Më shumë se 80% e bullgarëve do të fillojnë të përdorin inteligjencën artificiale gjatë tri viteve të ardhshme, nga të gjitha grupmoshat e shoqërisë...
Në arkivat e Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave të Bullgarisë nuk janë gjetur dokumente që të miratojnë ndërtimet në vendpushimin “Elenite”. Këtë e bëri..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në bregdetin e Detit të Zi - deri në 10°, në Sofje - do të jetë rreth 3°. Gjatë ditës do..