Me katër kombinime të mrekullueshme me rreth, top, birila dhe fjongo, Borjana Kalejn fitoi një medalje argjendi në Lojërat Olimpike në Paris. Medalja e mëparshme për vendin tonë në gjimnastikë ritmike individuale daton në vitin 1988, kur Adriana Dunavska fitoi medaljen e argjendtë në Seul.
Gjimnastja e vetme më e mirë se Kalejn ishte kampionia aktuale e botës Darja Varfolomeev, e cila me gjithsej 142.850 pikë mundi bullgaren me 2.250 pikë.
Borjana u kualifikua në finale me rezultatin e tretë të kualifikimeve (136.450 pikë), me vetëm 2.650 pikë që e ndajnë nga pozita e lideres, e cila mbahej nga Sofia Raffaeli nga Italia.
Borjana Kalejn është kampionja absolute e Evropës nga Baku 2023 dhe më pas fitoi bindshëm nërenditjen prestigjioze “Gjimnastja e Vitit 2023” të Gjimnastikës Evropiane. Ky ishte çmimi i dytë i tillë për të, i pari ishte për vitin 2021.Ylli bullgar i tenisit Grigor Dimitrov u nominua për Çmimin Sportiv të Asociacionit Botëror të Tenisit. Konkurrentët e tij për çmimin me emrin e tenistit legjendar Stefan Edberg janë Karlos Alkaraa nga Spanja, Kasper Ruud nga Norvegjia dhe..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, e përfundoi sezonin 2024 në Top 10 të renditjes botërore. Bullgari 33-vjeçar ka një pasuri prej 3350 pikësh dhe ruan vendin e 10-të. Ky është përfundimi më i mirë i Dimitrov që nga fundi i vitit 2017, kur ai ishte i..
Notari bullgar në ujërat e hapura Canko Cankov notoi një nga maratonat më të vështira të notit të zinxhirit Ocean 7 në ishujt Havai, njoftoi menaxheri i tij Nikollaj Iliev. Bëhet fjalë për maratonën më të gjata nga të gjitha shtatë maratona - nga..