Besimi i konsumatorëve u rrit në korrik me 5.6 pikë, sipas një sondazhi të Institutit Kombëtar të Statistikave. Sipas vlerësimit të përdoruesve, situata e përgjithshme ekonomike në vend për 12 muajt e fundit është në përmirësim, pritshmëritë për 12 muajt e ardhshëm janë gjithashtu për përmirësim. Vlerësimet për ndryshimet në situatën financiare të familjeve janë më pozitive se 3 muaj më parë. Papunësia pritet të mbetet në nivelin aktual. Të anketuarit besojnë se në 12 muajt e fundit ka pasur rritje të çmimeve, por është më e dobët në krahasim me prillin. Gjatë korrikut u regjistrua një përmirësim të lehtë në kushtet e kursimit, me një qëndrim më pozitiv ndaj shpenzimeve për mallra të qëndrueshme si një makinë, shtëpi të re ose përmirësime në shtëpi.
Inflacioni vjetor në gusht ishte 5.3%, i njëjtë me atë të korrikut, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Rritja mujore e kostos së jetesës në gusht ra në 0.1%, ndërsa në korrik krahasuar me qershorin ishte 1.7%. Inflacioni i..
Ka një rritje të madhe të importit të punëtorëve nga vendet e treta, dhe deri në fund të vitit pritet të arrihet shifra prej 50 mijë vetash. Mungesa e fuqisë punëtore mbetet një problem i përhershëm, tha për radion BNR Georgi Përvanov – ekspert për..
Ministria e Financave të Bullgarisë emetoi në tregun e brendshëm obligacione shtetërore 7-vjeçare në vlerë prej 300 milionë leva (rreth 144 milionë euro), me një normë interesi prej 3.25%. Kërkesat për blerje arritën në 446 milionë leva, me një..