Tihomir Ivanov fitoi vendin e tetë në kërcim së larti me rekord personal për sezonin 2,27 m dhe i dha fund pjesëmarrjes së Bullgarisë në Lojërat Olimpike në Paris.
Bilanci për Bullgarinë është shtatë medalje - tre ari, një argjendi dhe tre bronzi, që është një medalje më shumë se në Olimpiadën në Tokio në 2021.
Nderimet erdhën në dy ditë radhazi në përfundim të forumit më të lartë sportiv. Më 8 gusht, Semen Novikov fitoi një medalje të artë në kategorinë deri në 87 kg në mundje klasike, dhe boksieri Javier Ibanez, taekwondistja Kimia Alizadeh dhe peshëngritësi Bozhidar Andreev fituan bronz.
“Shpresoj që pas kësaj medaljeje t'i kem sjellë shumë gëzim popullit bullgar. E di që në Bullgari i duan rusët, por shpresoj që më shumë do t'i duan edhe ukrainasit”, tha kampioni olimpik i lindur në Ukrainë, i cili konkurroi për Bullgarinë.
Një ditë më vonë, Karlos Nasar, në kategorinë deri në 89 kg në peshëngritje vendosi dy rekorde botërore - 404 kg në dyluftim dhe 224 kg në shtytje, Medalje të artë olimpike fitoi edhe mundësi Magomed Ramazanov në stilin e lirë në 86 kg. Gjimnastja Borjana Kalejn i dha një përfundim yjor karrierës së saj, duke fituar një medalje argjendi në garën individuale.
“Desha të dërgoj një mesazh për të gjithë të rinjtë që të mos ndalojnë së punuari për ëndrrat e tyre, sepse ato vërtet bëhen realitet. Nuk kam si ta di nëse do të bëhem kampion olimpik, por doja t'u jepja kurajo të gjithë bullgarëve - të shkelim këtu me krenari”, tha Karlos Nasar.
“Më duhej ta fitoja fillimisht luftën me veten time. Mendova për dështimet e mia në të kaluarën, isha gati të bëja gjithçka për titullin olimpik dhe fitova. Ishte shumë e vështirë, sidomos vitin e fundit - babai im vdiq 3 vjet më parë dhe ishte një moment shumë i vështirë në jetën time”, tha Magomed Ramazanov.
Bullgaria mori pjesë në Paris me 46 përfaqësues në 16 sporte - badminton, boks, mundje, peshëngritje, kanotazh, xhudo, kanoe-kajak, atletikë e lehtë, pentatlon modern, not, gjimnastikë sportive, qitje, taekwondo, tenis, skermë dhe gjimnastikë ritmike.
Flamuri bullgar në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike të Parisit u mbajt nga gjimnastja Borjana Kalejn dhe kampioni në mundje klasike Semen Novikov.
Në këto Lojëra Olimpike në Paris, Bullgaria është në vendin e 26-të për sa u përket medaljeve. Për krahasim, në Lojërat në Tokio 2020 Bullgaria ishte e 30-ta, në Rio 2016 e 54-ta, në Londër 2012 e 51-ta, në Pekin 2008 në vendin e 40-të. Bullgaria zë vendin e 15-të në mesin e vendeve në Evropë dhe është e 11-ta ndër vendet e BE-së. Në Ballkan në vend të parë është Rumania, e cila është në vendin e 23-të me 9 çmime. Dy vendet fqinje kanë një numër të barabartë medaljesh të arta.
Foto: BTA, EPA/BGNES, Rojters, AP/BTA, BGNES
Ka filluar faza e katërt, më e gjata nga pesë etapat e Turneut të 71-të Ndërkombëtar të Çiklizmit në Bullgari. Fillimi u dha në Primorsko. Etapa e parë nga Sofja deri në Trojan ishte 161.5 kilometra e gjatë, ndërsa në fazën e dytë..
Raketa e parë e Bullgarisë Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e dytë të US Open. Në paraqitjen e tij të 14-të në turneun Grand Slam në Nju Jork, Dimitrovi i nëntë fitoi ndaj kualifikuesit të 209-të francez në botë Kyrian Jacquet me 6:3, 6:4,..
Tre bullgarë nisen për të marrë pjesë në Lojërat Paraolimpike në Paris 2024, të cilat do të fillojnë më 28 gusht dhe do të vazhdojnë deri më 8 shtator. Sportistët tanë do të përfundojnë pjesëmarrjen e tyre brenda vetëm 2 ditëve – 30 dhe 31 gusht (e..