Pjesëmarrësit e regatës së 67-të ndërkombëtare turistike TID 2024 (Tour International Danubien - TID) u mirëpritën në Vidin. Më shumë se 130 pjesëmarrës nga 10 vende u ankoruan në bregun e Danubit në kalanë Baba Vida. Vidini është ndalesa e dytë e garës në seksionin bullgar pas Novo Sellos. Një përfaqësues i secilit shtet pjesëmarrës mori çanta dhuratë nga Bashkia e Vidinit si kujtim të qytetit. Të gjithë të interesuarit patën një udhëtim njëditor në shpellën Magurata dhe shkëmbinjtë e Bellogradçikut, organizuar nga mikpritësit. Më 14 gusht, pjesëmarrësit u nisën për në Llom. TID është regata më e madhe ndërkombëtare turistike e kanotazhit në botë. Çdo vit në fund të qershorit niset nga Inglostad, Bavaria, Gjermani. Ajo kalon në 74 ditë përmes Gjermanisë, Austrisë, Sllovakisë, Hungarisë, Serbisë, Kroacisë, Bullgarisë dhe Rumanisë. Gjatësia është 2516 km. Bullgaria pret fazën e fundit nga Novo Sello në Silistra.
Kërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga kompanitë më të mëdha të burimeve njerëzore në Bullgari. Megjithatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të..
Stara Zagora po pret Festivalin e parë të Rrugës U.L.I.C.A. – Street Fest, njoftuan organizatorët nga ndërmarrja komunale “Art Skena”. Eventi do të zhvillohet gjatë fundjavës në pjesën për këmbësorë të bulevardit “Car Simeon Veliki” (“Mbreti..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 20°C, në Sofje – 11°C. Në orët e para të mëngjesit , në ultësira dhe përgjatë lumenjve do të ketë dukshmëri të reduktuar dhe re të ulëta. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..
Stara Zagora po pret Festivalin e parë të Rrugës U.L.I.C.A. – Street Fest, njoftuan organizatorët nga ndërmarrja komunale “Art Skena”. Eventi do të..
Kërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga..