Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Holandezja Esther Willems i magjeps bashkatdhetarët e saj me ritmet e valleve popullore bullgare

Foto: Klubi i Valleve Popullore "Zora"

Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13 persona, të cilët përfundimisht arritën në 50. Willems e përkufizon sezonin e kaluar 2023-2024 si më të suksesshmin deri më tani. Formacioni u prezantua në një sërë shfaqjesh skenike dhe festivalesh, si në Holandë ashtu edhe në Belgjikë, Francë dhe Gjermani.

Përveç mësimit të valleve popullore bullgare, formacioni organizon gara midis grupeve të ndryshme holandeze, si dhe lojëra në të cilat testohen njohuritë e pjesëmarrësve për traditat dhe folklorin bullgar.

Përpilues: Joan Kolev

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Klubi i Valleve Popullore "Zora"




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse është e rëndësishme që çdo vajzë që ka qenë Lazare të marrë pjesë edhe në ritualin e quajtur "kumiçenje" për Ditën e Dafinave (Cvetnica)

Në traditën popullore bullgare, E Diela e Dafinave (Cvetnica) dhe Dita e Llazarit (Lazarevden) janë festa të ndërlidhura. Që nga Dita e Llazarit, vajzat përgatiten për ritualin e quajtur "kumiçenje", i cili zhvillohet në mëngjesin e Ditës së Dafinave...

botuar më 25-04-13 7.15.PD

Dita e Llazarit nuk mund të kalojë pa ritualin “llazaruvane” – simbol i "lulëzimit" të vajzave

Dita e Llazarit festohet nga bullgarët ortodoksë të shtunën para Ditës së Dafinave (Cvetnica). Rituali kryesor quhet llazaruvane – një zakon i llojit dashuror dhe martesor. Në të marrin pjesë vajza mbi 16 vjeç, të quajtura llazarki. Ato shëtisin nëpër..

botuar më 25-04-12 8.30.PD

Dita e Shën Llazarit në Trjavna

Qyteti i Rilindjes Trjavna feston Ditën e Shën Llazarit , e cila festohet tradicionalisht përpara së Dielës së Dafinave (Cvetnica) .  Zakoni bullgar i lidhur me dashurinë dhe martesën do të rikrijohet këtë të shtunë, më 12 prill, me..

botuar më 25-04-11 3.55.MD