Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një deputet i PP-DB-së ndërhyn në punën e shërbimeve, bëri të ditur ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm

Kalin Stojanov
Foto: BTA

Ministri në detyrë i punëve të brendshme Kalin Stojanov akuzoi përfaqësuesin e popullit nga “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike “ (PP-DB) Bozhidar Bozhanov për ndërhyrje arrogante politike në punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Para gazetarëve ai tha se më 14 gusht, deputeti telefonoi drejtorin e Departamentit të Krimit Kibernetik në Drejtorinë Kryesore “Lufta kundër Krimit të Organizuar” për të kërkuar informacione për materialet që kanë të bëjnë me një hetim specifik. “Sipas Kushtetutës, deputetët e kanë të drejtën të bëjnë pyetje përmes Kryetarit të Kuvendit Populor, të cilave do t'u përgjigjet me shkrim ose me gojë, por jo të thërrasin punonjësit dhe t'i pyesin se për çfarë sinjalesh po punojnë”, tha Kalin Stojanov.

Sipas tij, PP-DB nuk duan që ai të mbetet ministër në qeverinë e re të përkohshme, sepse ai është garant që nuk lejohet një ndërhyrje e tillë në punën e strukturave të dikasterit. Kalin Stojanov ende nuk ka ftesë për të marrë pjesë në kabinetin e kandidates për kryeministre Gorica Kozhareva.

Në përgjigje të akuzave, Bozhidar Bozhanov deklaroi se Kalin Stojanov në mënyrë të palejueshme i shfrytëzon kontaktet e punës për t'i kthyer ato në një intrigë politike. Ai shpjegoi se telefonata e tij ishte për shkak të uebsajtit satirik të rrëzuar "Fillimi i ri" i të rinjve që janë anëtarë të partisë së tij "Po, Bullgaria".

“Nga kompania shpërndarëse mësuam se kjo ishte me kërkesë të Drejtorisë Kryesore “Lufta kundër Krimit të Organizuar”, por ata nuk pranuan të na japin informacion. Prandaj telefonova shefin e Departamentit “Krimi Kibernetik”, me të cilin kemi vite në komunikim pune, për ta pyetur nëse të rinjtë kanë kryer ndonjë shkelje. Nuk mora ndonjë informacion të tillë”, tha Bozhidar Bozhanov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivan Kondov

Bullgaria nuk pret ulje të presionit të migracionit nga Lindja e Mesme

Qëndrimi i Bullgarisë për Sirinë mbetet i pandryshuar, ne vazhdojmë të mbështesim sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të vendit. Kështu deklaroi ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov para Kuvendit Popullor. Ne bëjmë thirrje për..

botuar më 24-12-11 11.27.PD
Andrius Kubilius

Andrius Kubilius: NATO-s do t'i duhet të rrisë shpenzimet e mbrojtjes

Është shumë herët për të parashikuar se si ngjarjet në Siri do të ndikojnë në luftën në Ukrainë. Kështu thotë Komisioneri Evropian i Mbrojtjes Andrius Kubilius në një intervistë blitz për BNR - Horizont. Komisioneri Evropian kujton se, sipas shërbimeve të..

botuar më 24-12-11 9.42.PD

Parashikimi i motit për 11 dhjetorin 2024

Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0° deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Në orët e mëngjesit do të mbajë mjegull në vende të ulëta. Gjatë ditës do të mbajë mot i vranët pa reshje të konsiderueshme. Do të ketë edhe..

botuar më 24-12-10 7.35.MD