Nxënësit e tri shkollave bullgare në Itali krijuan atlasin e parë të këtij lloji për vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij. Projekti realizohet në kuadër të Programit Kombëtar "Histori të patreguara të bullgarëve" të Ministrisë së Arsimit, njoftoi qendra për shtyp e institucionit. Libri u frymëzua nga pikturat e krijueses Dora Nikollova Bitau, të punuara në stilin e ikonave biografike, kushtuara vëllezërve të Selanikut. Nxënësit nga tri shkollat bullgare - "Rodoljubie" në Napoli, "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë dhe "Penço Sllavejkov" në Salerno, bashkuan përpjekjet e tyre dhe shkruan tekstet për librin nën drejtimin e mësuesve të tyre. Atlasi tashmë u botua nga Shtëpia Botuese Kombëtare e Arsimit dhe Shkencës “Az-buki” pranë Ministrisë.
Atlasi është i disponueshëm në mënyrë elektronike.
Lexoni më shumë:
Pas Të Dielës së të Lidhurit të Djathit më 3 Mars, fillon Kreshma e Madhe, e cila paraprin Ngjalljen e Krishtit. Që nga kjo ditë të krishterët ortodoksë përmbahen nga konsumimi i ushqimeve shtazore - mishi, vezët, qumështi dhe produktet e..
Festivali i Kukerave "Pesponedellnik", i cili zhvillohet në Shiroka Llëka të dielën e parë të marsit, shënon fundin e dimrit dhe fillimin e pranverës. Më pas, nën tingujt e kambanave kryhet një rit për të larguar të keqen. “Këtë vit, mijëra..
Pesë qendra për shërbime arsimore, sociale dhe shëndetësore do të hapen në vendbanime të vogla në kuadër të programit "Promovimi i barazisë: Shëndeti dhe arsimi gjithëpërfshirës për të gjithë - THIRRJE 2", financuar nga Programi i Bashkëpunimit..