Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për Bullgarinë".
Përfshirja e bazilikës në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s do të jetë jashtëzakonisht e dobishme. Ju vetë e dini se prania e secilit objekt në këtë listë tërheq turistët dhe ne jemi të gatshëm të bashkojmë përpjekjet tona për ta bërë atë realitet, theksoi Nancy Schiller.

Milloshev e cilësoi idenë si një kauzë frymëzuese për të cilën Ministria do të punojë në mënyrë aktive. Si prioritet për zhvillimin e turizmit në Bullgari, ministri Milloshev vuri në dukje përgatitjen e hartës dixhitale të vendeve kulturore dhe historike në Bullgari dhe restaurimin dhe modernizimin e objekteve termike në vend.
Foto: BGNES
Lexoni më shumë:
Një muaj para hapjes zyrtare të sezonit të 23-të të skive, Bansko u rendit ndër 25 destinacionet më të mira dimërore në botë. Në konkurrimin online, që zgjati 16 javë, morën pjesë 211 resorte nga 5 kontinente. Në votimin në faqen Worldskiawards.com u..
Shtëpi druri të vendosura në rrugica plotë pluhur, një përrua që gurgullon lehtë dhe një kurorë pyjesh ahu dhe lisi në zonën përreth – fshati Medven duket si një imazh nga një përrallë fëmijësh. Dhe ndërsa qytetet fqinje Kotell dhe..
Ecjet me kalë janë një mënyrë jo e zakonshme për të njohur Bullgarinë. Itineraret shpesh kalojnë në vende të paarritshme për turistin masiv dhe janë të mbushura me aventura dhe përvoja kulturore. Një javë me kalë në Bullgari kushton nga 1200 d..