Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe ktheheni një shekull e gjysmë prapa, në kohën më bullgare, ju mund të zhyteni sërish në tingujt dhe ngjyrat e përrallës unike moderne", thonë organizatorët. Ndër pjesëmarrësit e dëfrimit popullor janë muzikantët e "100 Kaba Gaide", Orkestra Trake "Gergjovden", Muzika Frymore e Etropolesë etj.
Kushdo që dëshiron të marrë pjesë në festival duhet të veshë një kostum popullor (autentik, skenik ose të stilizuar). Burrat mund të kenë gjithashtu veshje vojvode ose çetnike, uniforma të vjetra ushtarake dhe armë. Lejohen edhe veshjet popullore, tradicionale për popujt dhe vendet e tjera. Ndalohet absolutisht filmimi meaparate fotografike, kamera dhe celularë në territorin e festivalit gjatë dy ditëve të para, saktësojnë organizatorët.Vëlingradi fton përsëri këtë vit të gjithë adhuruesit e folklorit bullgar të vallzojnë në valle pranë burimeve të famshme minerale të qytetit. Më 12 dhe 13 korrik, sheshi qendror i Vëlingradit do të mbushet me tingujt e daulles dhe gajdes gjatë ngjarjes..
Një punëtori e veçantë artizanale për enë qeramike me stil mbretëror, të përdorura nga familjet e pasanikëve gjatë periudhës së Perandorisë së Dytë Bullgare (shek. XII – XIV), ndodhet në qytetin tonë historik Veliko Tërnovo . Atelieja është afër..
Ansambli përfaqësues i vallëzimit “Orfeu”, pranë Shtëpisë së Kulturës në qytetin bullgar Kërxhali, do të përfaqësojë qytetin e Rodopeve dhe Bullgarinë në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit “I Porsalindur” që zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës,..