Në zbatim të Kushtetutës, presidenti Rumen Radev nënshkroi një dekret për emërimin e qeverisë së propozuar nga i nominuari për kryeministër të përkohshëm, Dimitër Gllavçev. Kabineti i ri pritet të betohet menjëherë para Asamblesë Kombëtare. Në një tjetër dekret kreu i shtetit caktoi datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 27 tetor.
Në kabinetin e ri do të ketë një zëvendëskryeministër - ministren e financave Ljudmilla Petkova. Dallimi në përbërjen e zyrës së re të Gllavçevit dhe qeverisë së tij të mëparshme është largimi i figurës kontradiktore të ministrit të punëve të Brendshme Kalin Stojanov, vendin e të cilit e zë shefi i mëparshëm i "Policisë Kombëtare" Atanas Illkov. Kryeministri nuk do të jetë në të njëjtën kohë ministër i jashtëm, siç ishte më parë. Ministrinë e Jashtme do ta marrë ish-zëvendësministri Ivan Kondov. Karrigia e ministrit të mëparshëm të transportit, Georgi Gvozdejkov, është e zënë nga Krasimira Stojanova. Arsyeja për këtë ndryshim është një problem serioz në Hekurudhat Shtetërore Bullgare, duke përfshirë rastin historik në të cilin pasagjerët duhej të shtynin një tren përgjatë linjës Plovdiv - Dimitrovgrad, shpjegoi Gllavçev.Studentët protestues në Serbi shpallin grevë të përgjithshme Protestat e studentëve kundër qeverisë dhe presidentit Aleksandër Vuçiq po vazhdojnë në Serbi për të katërtin muaj rradhazi. Shkak për shpërthimin e protestave ishte një..
Me 8 muaj burg u dënuan dy shtetasit maqedonas që sulmuan dhe rrahën bullgarin maqedonas Hristijan Pendikov në Ohër. Gjykata e Ohrit hodhi poshtë rrethanën rënduese se motivi i krimit ishte etnik. Shoqata bullgare "Ura e Ballkanit" në Manastir..
Vullneti i përbashkët dhe potenciali ekonomik i të dyja vendeve janë parakushte të rëndësishme për zhvillimin lart të marrëdhënieve tona, tha presidenti Rumen Radev në takimin me ambasadorin vietnamez Do Hoang Long. Në takim morën pjesë edhe..
Situata politike duhet të na japë mundësinë të fillojmë të punojmë me bashkatdhetarët tanë jashtë vendit që kanë identitet dhe shtetësi bullgare, në..
Për Rusinë, lufta hibride është një ideologji dhe një industri, këtë e deklaroi gazetari investigativ Hristo Grozev para eurodeputetëve nga komiteti..