Tashmë katër dekada, grupi “Atllas” na ofron muzikën e tyre. Kënga e tyre e fundit me titullin "O-oooh!" është dinamike, me një tingull karakteristik të stilit new wave dhe një linjë melodike.
Kënga është singëli i dytë nga albumi që “Atllas” regjistroi për 40 vjetorin e tyre. Autori i muzikës dhe tekstit është Pepi Pisarski, aranzhimin e ka bërë së bashku me Ivan Nestorov.
Le të dëgjojmë historinë e dashurisë mes një bukurosheje dhe një burri si një kalorës nga Mesjeta, dhe siç ndodh shpesh – të dy janë ndarë nga fati kapriçioz.
Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..
"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana Karadoçeva, Mihaill Bellçev, Vëllezërit Argirovi, Mimi Nikollova, Doni, së bashku me artistë të rinj, por..