Moti i thatë dhe i nxehtë nuk është në favor të fermerëve, por po ndihmon punëtorët që nxjerrin kripë në brigjet e Detit të Zi. Nxjerrja e kripës është një nga aktivitetet më të vjetra të njerëzve në qytetin detar Pomorie (Bullgaria Juglindore) - kriporet e Pomories kanë ekzistuar që nga shekulli i 5-të para erës sonë. Kripa është nxjerrë nga kriporet e Pomories deri në vitin 1951. Për transportimin e kripës është ndërtuar një linjë e veçantë hekurudhore Burgas - Pomorie.
Në Pomorie, deri një shekull më parë, kripën e nxirrte çdo familje peshkatarësh në qytet, të cilët e përdornin atë për ruajtjen e peshkut, si dhe për tregti.
Për shkak të ndryshimeve të shkaktuara nga pandemia Covid, kompania e fundit për prodhime kripe në Pomorie e ndërpreu punën. Në sfondin e rritjes së çmimeve të energjisë elektrike, nxjerrja e kripës rezulton të jetë një biznes me humbje. Aktualisht, kriporet e vetme që funksionojnë në qytetin bregdetar janë pjesë e Muzeut të Kripës në Pomorie.
Ai është një nga njëqind objektet turistike kombëtare në Bullgari dhe është gjithashtu i vetmi muze i specializuar i kripës në Evropën Lindore.
Koha më e mirë për të mbledhur kripë nga kriporet në Pomorie janë ditët e nxehta të verës, kur një pikë shiu nuk bie për një muaj - kështu thotë drejtori i muzeut Ilija Kusev në fjalimin e tij për vizitorët.
Prej tij kuptojmë se Pomorie ka prodhuar gjithmonë kripën më të mirë, madje edhe më ushqyese në Ballkan, e ndoshta edhe në Evropë. Madje sulltanët turq kanë porositur kripën e Pomories për t'ua bërë ushqimin më të shijshëm.
E veçanta e kriporeve të vetme muzeale të mbijetuara në Pomorie është se uji i kripur nxirret direkt nga Liqeni i Pomories. Vendi është shumë i vizituar, veçanërisht gjatë muajve të ngrohtë të verës.
Një tjetër burim i vlefshëm i liqenit të kripur në Pomorie është balta shëruese. E gjithë kjo, e kombinuar me natyrën e bukur, qytetin e rrethuar me plazhe, ajrin e pastër dhe shpirtin e ruajtur autentik të peshkimit të qytetit, e bën Pomorie një vend tërheqës për njerëzit me prirje për turizmin kulturor.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Foto: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Më pak se dy orë rrugë në veriperëndim të Sofjes, njeriu gjendet në një vend ku koha sikur ndalet – në bjeshkët malore të Malit Stara Pllanina përreth qytetit Vraca, të quajtura bullgarisht Vraçanski Ballkan. Gjethnaja e dendur, majat shkëmbore..
Nëse dëshironi një shëtitje të këndshme jo shumë larg Sofjes, mund të vizitoni një nga qytetet më me dielli në Bullgari – Pazarxhik. Vetëm një orë e gjysmë me makinë nga kryeqyteti dhe rreth tridhjetë minuta nga qyteti i dytë më i madh në vend,..
Jemi ende në mes të majit, por ndjesia e verës është tashmë në ajër. Gjatë fundjavave të këndshme dhe të ngrohta, duam t'i shpëtojmë zhurmës së qytetit, qoftë edhe për pak kohë. Kjo është arsyeja pse vendosëm t'ju japim një ide për një shëtitje të..