Ministrat e jashtëm të BE-së mbajtën takimin e tyre të parë të sezonit të ri politik më 29 gusht. Bullgaria u përfaqësua nga ministri në detyrë i punëve të jashtme, Ivan Kondov. Në rendin e ditës ishte situata në Ukrainë, zhvillimi i situatës në Lindjen e Mesme dhe situata në Venezuelë pas zgjedhjeve presidenciale. Ministrat e jashtëm të Ukrainës Dmitro Kuleba, Hakan Fidan i Turqisë dhe koordinatorja e lartë e OKB-së për ndihmën humanitare dhe rindërtimin e Gazës Sigrid Kaag ishin gjithashtu të pranishëm si të ftuar specialë në takim. Në takim, ministri Kondov theksoi nevojën për forcimin dhe rritjen e forcave evropiane të mbrojtjes, si dhe nevojën për rritjen e mbështetjes për Ukrainën për rimëkëmbjen e shpejtë të infrastrukturës energjetike të vendit. Lidhur me krizën në Gazë, ministri Kondov theksoi se "Bullgaria mbështet rezolutën 2735 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe udhërrëfyesin e presidentit Biden për paqen" dhe shtoi se për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është i nevojshëm kufizimi dhe de-përshkallëzimi i tensioneve. Bullgaria mbështet dhe merr pjesë në ofrimin e ndihmës humanitare, shtoi ai.
Në kuadër të takimit jozyrtar, ministri i jashtëm bullgar diskutoi me kolegen e tij rumune Luminica Odobesku për ndërtimin e korridorit multimodal të transportit midis Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë dhe përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme lidhëse mes dy vendeve.Bullgaria kundërshton me qëndrueshmëri çdo propozim për heqjen e kërkesës për unanimitet në marrjen e vendimeve brenda Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë të BE-së. Këtë e deklaron ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev,..
“Që nga sot nuk do të ketë më një person që ushtron detyrën e kryetarit të bashkisë së Varnës; detyra do të kryhet nga kryetari i ligjshëm i zgjedhur, BlLagomir Kocev”, tha në një konferencë për shtyp zëvendësi i tij, Pavell Popov. Sipas Popovit,..
Kuvendi Popullor krijoi Fondin Kombëtar për Dekarbonizim, duke miratuar përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Efektivitetin Energjetike. Struktura e re do të mbështesë familjet në zbatimin e masave që lidhen me efektivitetin energjetike. Ajo krijohet..
Ministria e Mbrojtjes po kërkon shtyrjen e njërës prej pagesave të mëdha sipas kontratës për avionin e dytë F-16 deri në vitin 2028. Ministri i..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë 24 orëve të ardhshme nuk pritet ndryshim në situatën..
Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi projektbuxhetin shtetëror për vitin 2026 , i cili, në mënyrë të paprecedentë, nuk mori mbështetjen e punëdhënësve...