Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e përgjithshëm ndaj kundërshtarit të tij me 4:4 fitore. Për bashkatdhetarin tonë, kjo është çerekfinalja e dytë në Nju Jork, pas asaj të vitit 2019, kur ai regjistroi edhe renditjen e tij më të mirë – gjysmëfinale.
Në US Open, bullgari 33-vjeçar është tenisti më i vjetër, dhe pas tij ka tashmë 97 fitore në “Grand Slam” dhe gjithsej 450 në karrierën e tij në turnetë ATP.
Kundërshtari i radhës i Grigor Dimitrov në kampionatin e tenisit të US Open do të jetë amerikani Francis Tiafoe. Të dy u takuan 4 herë deri më tani, ku Dimitrov ka një aktiv më të mirë - 3 suksese kundrejt një humbjeje. Në përballjen e tyre të fundit në Wimbledon të këtij viti Grigor fitoi në tre sete - 6:2, 6:3, 6:2.
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..