Shumica e përbërë nga GERB-SDS, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB), Grupi Parlamentar i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) dhe dy deputetë të pavarur, hodhi poshtë propozimin e përfaqësuesve të popullit të "Vëzrazhdane" dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) për mbajtjen e një referendumi kombëtar për euron. Gjithsej 107 përfaqësues të popullit votuan kundër pyetjes: "A jeni dakord që levi bullgar të jetë e vetmja monedhë zyrtare në Bullgari deri në vitin 2043?" dhe dy abstenuan. Propozimi u mbështet nga gjithsej 63 deputetë ("Vëzrazhdane", ITN, "BSP për Bullgarinë" dhe 12 të tjerë që nuk marrin pjesë në një grup parlamentar).
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..