Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plovdiv shënon Bashkimin dhe festën e qytetit

Foto: BGNES

Festimet me rastin e 139-vjetorit të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore dhe festës së Plovdivit filluan me lutjen solemne në kishën katedrale “Shën Nëna e Zotit”, të drejtuar nga Mitropoliti i Plovdivit Nikollaj.

U bënë homazhe dhe u vendosën kurora dhe luleve para pllakës përkujtimore të majorit Rajço Nikollov, në monumentin e rilindësit Gavrill Krëstevich dhe në monumentin e revolucionarit dhe shkrimtar Zahari Stojanov.

Nga qyteti nis edhe Maratona e 48-të Ndërkombëtare Përkujtimore “Bashkimi”, duke kaluar nëpër disa fshatra e më pas të kthehet në sheshin me të njëjtin emër. Paralelisht me të, u zhvillua maratona për fëmijët e kopshteve dhe nxënësit e të gjitha klasave.

Festimet vazhdojnë me program muzikor në orën 18:00, kur në sheshin "Stefan Stambollov" do të performojë grupi "Mary Boys Band". Një orë më vonë, në sheshin e Stadiumit Romak, komiteti "Rodoljubie" do të prezantojë një rishfaqje të ngjarjeve të 6 shtatorit 1885. Ekspozita "Sandro - Princi Aleksandër von Battenberg" do të hapet në Muzeun Historik Rajonal.

Nga ora 20:30 do të nisë ceremonia zyrtare me rastin e ngjarjes historike në sheshin “Sëedinenie”. Presidenti Rumen Radev do ta pranojë gardën e nderit dhe më pas do të mbajë një fjalim. Në mesin e të ftuarve do të jetë edhe kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Festa solemne do të përfundojë me fishekzjarrë.

Bashkimi shënohet në të gjithë vendin me ngjarje të shumta. Në Sofje u zhvillua një ceremoni përpara mauzoleumit të Princit Aleksandër të Parë të Batenbergut me pjesëmarrjen e njësisë së Gardës Kombëtare. Fjalime të rastit mbajtën kryetari i komunës së Sofjes Vasill Terziev dhe drejtori i Agjencisë Shtetërore “Arkivi” Mihaill Gruev.

Lexoni më shumë:



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një bullgare besarabe nga Bollgrad do të përfaqësojë Ukrainën në “Miss Earth 2025”

Bullgarja besarabe nga Bollgrad Maria Zheljaskova do të përfaqësojë Ukrainën në “Miss Earth 2025”(“Miss Toka” 2025), njoftoi Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit. Konkursi do të mbahet në nëntor në Filipine. Përveç bukurisë femërore, ai..

botuar më 25-09-08 5.05.PD

Vija e varfërisë për vitin 2026 është 764 leva (390.63 euro), vendos kabineti

Vija e varfërisë do të jetë 764 leva (390.63 euro) në vitin 2026, ka vendosur qeveria. Vlera e saj do të rritet me 126 leva (64.42 euro), ose 19.7% krahasuar me vitin 2025. Me rritjen e saj, do të rriten edhe përfitimet sociale dhe mbështetja..

botuar më 25-09-07 6.05.MD

Bullgaria dhe NATO-ja zhvillojnë stërvitje për menaxhimin e emergjencave

Nga sot, 6 shtator, deri më 12 shtator, NATO-ja do të zhvillojë një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse për menaxhimin e emergjencave në vendin tonë – BULGARIA 2025, njoftoi Ministria e Brendshme. Pritësi do të jetë Qendra për Trajnim..

botuar më 25-09-07 5.40.PD