Kryetari i Dhomës së  Përfaqësuesve të Japonisë, Fukushiro Nukaga, mbërriti për një vizitë zyrtare në  Bullgari, njoftoi BNT. Me një ceremoni zyrtare përpara Monumentit të Luftëtarit  të Panjohur në Sofje, Nukaga u prit nga kryetarja e Kuvendit Popullor Raja  Nazarjan. Të dy bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh para memorialit dhe me  një minutë heshtje nderuan kujtimin e të vrarëve për lirinë e Bullgarisë. Kryetarët  e dy parlamenteve biseduan "sy më sy" në godinën historike të  Kuvendit Popullor, ku Fukushiro Nukaga nënshkroi librin për mysafirët zyrtarë  të parlamentit bullgar.
Tërheqja e më shumë investimeve japoneze, thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe nxitja e shkëmbimeve turistike ishin në fokus të bisedës mes Presidentit Rumen Radev dhe Fukushiro Nukaga. Energjia, elektronika, robotika dhe industria e automobilave u caktuan si fusha premtuese, në të cilat Bullgaria ka zhvillim të rëndësishëm vitet e fundit.
Japonia është një partner prioritar i Bullgarisë në rajonin e Azisë Lindore dhe populli japonez është miqësor me bullgarët, theksoi presidenti.
Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në sferat e ekonomisë, tregtisë, inovacionit, arsimit, turizmit. Vendi ynë mund të jetë më i dukshëm..
Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç janë bullgarët, në Kushtetutë, pavarësisht angazhimit të vendit për ta bërë këtë. Kjo thuhet në..
Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas të dhënave të Eurostat të cituara nga BNR Horizont. Në Bullgari, kjo përqindje arriti në 11.8%, ku..
Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas..
Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në..
Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç..