Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Akademia Bullgare e Shkencave nënshkruan një Memorandum mbi bazën e të cilit do të bashkëpunojnë dhe do të ndërmarrin iniciativa të përbashkëta për të promovuar veprimtarinë shkencore dhe kërkimore të Akademisë. Dokumenti është nënshkruar nga kryetari i Akademisë Bullgare të Shkencave akademiku Julian Revallski dhe drejtori i përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev.
“Jetojmë në një kohë të mbiinformimit”, tha drejtori i përgjithshëm i BNR-së, sipas të cilit misioni i medias është të tregojë më shumë për shkencën dhe sugjeroi që nëpërmjet resurseve të radios t’i kthejmë librat shkencorë në formate audio.
Akademiku Revallski nga ana e vet theksoi se në vitet e fundit shkencëtarët nga Akademia kanë përgatitur afro 30 botime të drejtuara për bashkatdhetarët tanë jashtë vendit dhe përmes versioneve audio këta libra do t'u arrijnë më lehtë.Një "errësirë" dhe argëtim i pazakontë mbretëron në Kopshtin e Doktorit pas Bibliotekës Kombëtare "Shën Kirill dhe Metodij" në Sofje. Hapësira është transformuar në një vend urban të frikshëm, por tërheqës, kushtuar Halloween-it, dhe këtë vit festa zgjat..
Qeveria miratoi një program të ri për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe Moldavi, si dhe të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut me vetëdije bullgare, për periudhën 15 tetor 2025 – 31 dhjetor 2029,..
Në fillim të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, bullgarët e Besarabisë në të gjitha vendet e tyre e pritën festën e tyre me lutje për paqe. Gati katër vjet më vonë, të mbushur me edhe më shumë dhimbje, ata e përkujtojnë ditën e tyre të veçantë, të..
Për herë të parë, mjekë bullgarë të specializuar në riprodhimin e asistuar në Shqipëri, do të ofrojnë ndihmë mjekësore pa pagesë për çiftet me vështirësi..
Nga data 7 deri më 9 nëntor, “Sofia Tech Park” është mikpritës i edicionit të dhjetë të CASSINI Hackathons & Mentoring, i organizuar nga Komisioni..