Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov anuloi shfaqjen ajrore në Bazën e Tretë Ajrore për shkak të një aksidenti me një avion L-39, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Aksidenti ndodhi gjatë përgatitjeve për demonstratat me rastin e 20 vjetorit të anëtarësimit të Bullgarisë në NATO. Avioni stërvitor L-39 u rrëzua në Bazën Ajrore "Graf Ignatievo" teksa kryente një manovër komplekse në një lartësi jashtëzakonisht të ulët. Dy pilotët nuk kishin kohë reagimi për të bërë katapultë. Ata vdiqën. Një hetim është duke u zhvilluar. U morën masat për lokalizimin e zjarreve dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti Rumen Radev mori pjesë si bashkë-pilot në një fluturim demonstrues të një avioni luftarak F-16 në bazën ajrore me ftesë të Forcave Ajrore të SHBA-së.

Aeroplani stërvitor L-39 është në shërbim në Bullgari që nga viti 1994. Atëherë Bullgaria mori 36 avionë nga Çekosllovakia, dhe në vitin 2014 vetëm 6 prej tyre mbetën të fluturonin. Ata u riparuan në kompleksin industrial ushtarak bullgar, njoftoi BNT.
Në shenjë respekti të pilotëve të rënë, në formacionet e Forcave të Armatosura u shpall zie treditore.
Foto: BTA, Ministria e MbrojtjesKreu i partisë në pushtet GERB, Bojko Borisov, siguroi se vendi ynë do të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër naftës dhe gazit rus, raportoi gazetarja e BNR-së, Violeta Ashikova. “Mund t’u garantoj bullgarëve se Bullgaria do të..
Qeveria do të miratojë dhe do t'i paraqesë Asamblesë Kombëtare projektligjet për buxhetin e shtetit për vitin 2026, në versionin e rënë dakord me palët mbështetëse. Ky vendim u arrit pasi katër organizatat e punëdhënësve refuzuan të merrnin pjesë në..
“Të gjitha pikat në rrjetin e shitjes me pakicë të Lukoil funksionojnë dhe do të vazhdojnë të funksionojnë në gjendje normale.” Kjo thuhet në një njoftim për shtyp nga kompania në lidhje me informacionin e shpërndarë në disa media për ndërprerjen e..
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Sizmologjike pranë Institutit Kombëtar të Gjeofizikës, Gjeodezisë dhe Gjeografisë të Akademisë Bullgare të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, ndërsa në Bullgarinë Jugore mes 12 dhe 17°. Në Sofje do të jenë rreth 8°. Gjatë ditës..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12°, në Bullgarinë Lindore midis 12 dhe 16°, në Sofje - do të jetë rreth 9°. Gjatë ditës do..