Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Udhëzues për prindërit: si të përcjellim në shkollë nxënësin e klasës së parë nga brezi "Alfa"

Foto: BGNES

Më shumë se 55 mijë fëmijë bullgarë do të kalojnë për herë të parë pragun e shkollës, me frikë dhe emocione. Më 16 shtator nxënësit e klasës së parë do të hyjnë në dhomat e rinovuara të shkollave, të zbukuruara me tullumbace dhe lule. Dhe aty, të renditur nëpër tavolinat, do t’i presin tekstet shkollore të mbushura me piktura, me ndihmën e të cilave të vegjlit do të fillojnë aventurën e tyre në botën e të rriturve. Por gjëja më e rëndësishme është përgatitja psikologjike. "Është mirë që prindërit të flasin me fëmijët e tyre paraprakisht, për të krijuar një qëndrim pozitiv te ata", thotë psikologia Jana Aleksieva nga Shoqata "Prindër", manuali i së cilës për prindërit e nxënësve të klasës së parë përditësohet vazhdimisht në sinkron me ndryshimet që na rrethojnë.

Jana Aleksieva

“Shumë shpesh prindërit më pyesin: “Tani kur është në klasën e parë, a duhet t’i ndryshojmë tërësisht dhomën, t’i blejmë një tavolinë etj.?”. Dhe ne i këshillojmë që të mos e bëjnë këtë, për t'i lënë kohë të mjaftueshme fëmijës që të jetë fëmijë dhe të luajë, sepse pas shkollës duhet të luajë. Për paratë e xhepit, ne këshillojmë njësoj si për celularët - që prindërit të vendosin së bashku se si të veprojnë. Sepse përndryshe mund të përfundojë në një situatë konflikti. Fëmijët në fazën fillestare nuk kanë nevojë as për celular në klasë, as për para xhepi, sepse gjithçka u sigurohet në shkollë”, thotë Aleksieva.


Prindërit dhe mësuesit thonë se e kanë gjithnjë e më të vështirë përballimin e brezit të ri të nxënësve. Në të vërtetë e ashtuquajtura Gjenerata Alfa (ata që lindën pas vitit 2010) është shumë e ndryshme nga ato të mëparshmet. Ky është brezi i parë tërësisht digjital që mezi e njeh botën tonë analoge.

Po, janë të ndryshëm, janë shumë më të zgjuar, janë edukuar ndryshe nga prindërit dhe nga ambienti ku rriten. Ata janë të edukuar të dëgjohet mendimi i tyre, të diskutohen gjërat me ta – thotë Jana Aleksieva. - Por ka edhe probleme me qëndrimin shumë të gjatë para ekraneve. Këta fëmijë kërkojnë një qasje të re, më individuale, atyre u duhet dhënë më shumë liri. Këta nuk janë fëmijë që do të ulen në tavolinat e tyre, do të shikojnë në dërrasën e zezë dhe do të dëgjojnë zonjën që jep mësimin për 40 minuta. Ata kanë akses në shumë informacione dhe kanë më tepër nevojë të jenë më social-emocionalë, të përvetësojnë dituri të shkolluara mediatike dhe digjitale dhe sigurisht, të mësojnë të shkruajnë dhe të lexojnë.”

Të gjithë duan që fëmija e tyre të studiojë në lagjen e tyre, dhe në qytetet e mëdha si Sofja apo Plovdivi, ka edhe një fluks në shkollat ​​fillore "më prestigjioze", por nuk ka vende të mjaftueshme. Prandaj aplikimi dhe renditja për klasën e parë në këto shkolla bëhet tërësisht në mënyrë digjitale përmes një platforme komunale online.

“Në Bullgari, në moshën parashkollore, fëmijët mësojnë shkrim e lexim dhe shkojnë deri në një farë mase të përgatitur në klasën e parë. Sepse kopshti i ka përgatitur - diçka që është e ndryshme nga vendet e tjera evropiane. Edukatorët dhe ekspertët vendosin nëse kjo është e saktë. Nga këndvështrimi ynë, megjithatë, sa më shumë të mësohet një fëmijë të jetë i pavarur, të luajë, të argëtohet, aq më mirë. Sepse ka shumë njohuri dhe aftësi përtej shkrim-leximit që ai mëson në moshën parashkollore. Dhe nga ky këndvështrim, leximi dhe shkrimi mund të shtyhen për në shkollë. Fëmijët që tashmë lexojnë dhe shkruajnë janë të mërzitur në klasën e parë. Dhe këtu mësuesi duhet të shfrytëzojë një qasje individuale”- shpjegon Aleksieva.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Fotot: BGNES, roditeli.org


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekaterina Zaharieva dhe Julijan Popov

Nominimet bullgare për Komisioner Evropian: Beteja për resorë në kulmin e formimit të përbërjes së re të KE-së

Nominimet për eurokomisioner bullgar u shpallën në sfondin e zëvendësimit të qeverisë së parë provizore të kryeministrit Dimitër Gllavçev me atë të dytë, në sfondin e një krize të thellë partiake në dy nga forcat politike tradicionale në Bullgari -..

botuar më 24-09-04 7.07.MD

Regjisori Elenko Kasalijski me një film për ditët përtej kufirit dhe jetën në bazën bullgare në Antarktidë

Baza Bullgare në Antarktidë u krijua në vitin 1988. Që nga viti 1993 me dekret të presidentit Zhelju Zhelev e mori emrin e Shenjtorit Kliment Ohridski. Që atëherë e deri më sot, në bazën e vendosur në ishullin Livingston, shkencëtarët bullgarë të..

botuar më 24-09-04 7.05.PD

Për 5 ditë Stara Zagora bëhet kryeqyteti i birrës

Përjetime të paharrueshme me birrën e freskët, kokteje të birrës alkoolike dhe joalkoolike të zhvilluara posaçërisht, hite të preferuara bullgare dhe të huaja të hip-hop dhe rok, folklor bullgar dhe meze të shijshme premtojnë nga Komuna e qytetit..

botuar më 24-09-04 5.25.PD