Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin".
Kryeqyteti bullgar arrin të kombinojë me sukses një histori të pasur dhe trashëgimi kulturore me një mënyrë jetese moderne dhe një ekonomi dinamike, theksohet në materialin e ilustruar me foto të bukura nga Sofja.
Kryeqyteti i Bullgarisë sigurisht ka pësuar shumë ndryshime gjatë historisë së tij 7000-vjeçare. Thjesht shëtisni nëpër qendrën e shtruar me gurë të verdhë, të mbushur me rrënojat e vjetra romake dhe shembuj mbresëlënës të arkitekturës osmane, bizantine dhe evropiane të shekullit të XX-të, për të kuptuar se rrënjët e saj shkojnë thellë në antikitet. Megjithatë, shpirti i saj modern shikon në çdo cep, theksojnë autorët e artikullit.
Sofja u imponua si një qendër kryesore teknologjike dhe startup në Evropën Juglindore. Qyteti fokuson vëmendjen e industrisë globale të filmit dhe talenteve nga jashtë. Këtu është “Nju Bojana”, një nga studiot më të famshme të filmave në Evropë, ku shumë nga hitet më të fundit të Hollivudit u prodhuan pjesërisht, thuhet në artikull.
Sofja është krenare për dhjetëra galeritë dhe muzetë e saj, duke përfshirë dhe me Galerinë Kombëtare të Arteve, ku aktorja dhe fotografe, dy herë fituese e Oskarit Jessica Lange hapi ekspozitën e saj këtë verë. Gjithashtu, këtu mbahen një sërë festivalesh kulinarie, muzikore, letrare dhe arti. Ndër to veçohet Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Sofje, i cili këtë vit prezantoi 170 filma nga mbi 50 vende, si dhe Festivali Ndërkombëtar A to Jazz, të cilin çdo vit e vizitojnë mbi 50 000 dashamirës të xhazit.
Vogue na takon me aktoren bullgare të nominuar për Oscar Maria Bakallova, sipas së cilës Sofja ndërthur në mënyrë harmonike historinë dhe modernitetin. “Është një nga kryeqytetet më të vjetra në Evropë, por vazhdon të zhvillohet në mënyër kaq dinamike dhe moderne. Sa herë që kthehem, habitem se sa i gjallë dhe kozmopolit është bërë qyteti, duke ruajtur hijeshinë e tij unike me rrugët komode dhe ndërtesat e vjetra aristokratike. Sofja është shumë eklektike dhe e bukur!” - thekson aktorja e njohur bullgare për botimin.
Pikërisht ky dualitet, që përmend Bakallova, e bën qytetin, e vendosur në një udhëkryq kulturor, kaq unik. Ndihet një thjeshtësi dhe modesti që është e rrallë në një botë ku shumë qytete kthehen në versionet e tyre të përsosura për TikTok dhe Instagram.
Në këtë sfond, Sofja është ende një diamant natyror, një qytet me një shpirt të vjetër në procesin e formimit të identitetit të tij modern. Një qytet që përzien vlerat dhe estetikën perëndimore me traditat e tij ballkanike, nga të cilat nuk dëshiron të heqë dorë, thekson Vogue.
Publikimi rekomandon që turistët të shëtisin nëpër Tregun e Grave, i krijuar në vitin 1878, dhe të blejnë "nga prodhimet e freskëta dhe reçelrat e bëra vetë deri te çantat dhe bluzat e rreme", dhe më pas të shkojnë në rrugën “Sëborna” për të blerë një pallto leshi apo pulovra kashmiri nga kompani të famshme botërore.
"Dhe nëse doni të pushoni nga zhurma e qytetit, shkoni në Parkun “Kopshtin e Borisit” - një lulishte e gjerë me rrugicë të rrethuara me pemë në qendër të Sofjes", thuhet në artikull, i cili gjithashtu ofron informacion të detajuar se ku duhet të qëndrojnë turistët, cilat bare dhe restorante të vizitojnë dhe ku të bëjnë pazar në kryeqytet.
Lexoni më shumë:
Përpiluese: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Fotot: BNR - Ani Petrova, BGNES, BTA, arkiv, nuboyana.com
Lumi Jantra buron në malin Stara Pllanina në një lartësi nga 1220 m mbi nivelin e detit dhe rrjedh në veri, duke gjarpëruar nëpër lugina dhe gryka piktoreske. Rrjedha e lumit kalon përmes qyteteve Gabrovo dhe Veliko Tërnovo. Pak para se të derdhet në..
Këtë vit, udhëtimi tradicional i Krishtlindjeve me trenin e Rodopeve me binarë të ngushtë do të zhvillohet më 22 dhjetor, tha për BNR-Bllagoevgrad, Kristijan Vaklinov , themelues dhe kryetar i shoqatës "Treni i Rodopeve me binarë të ngushtë". Gjatë..
Liderët e turizmit nga Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nderuan nga edicioni i 10-të i forumit ndërkombëtar Balkan Awards of Tourism Industry 2024. Ceremonia u zhvillua në Sofje më 5 dhjetor. Kalaja Kaleto në komunën e Bellogradçikut..