Me një festival gjashtëditor të zanateve në Veliko Tërnovo, nisin festimet me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë, të cilën e festojmë më 22 shtator, njoftoi korrespondentja e BNR, Zdravka Masljankova. Më shumë se 80 artizanë nga i gjithë vendi do të marrin pjesë në eventin e quajtur “Nata e Çarshisë së Samovodenes”. Forumi do të zhvillohet nga data 18 deri më 23 shtator. Festivali i artizanatit do të prezantojë teknika tradicionale dhe novatore në sfera të ndryshme të jetës, priten koncerte, shfaqje, spektakle me artistë mbi këmbalka etj. Do të ketë punishte për prodhimin e mozaikut, xhamit, tekstilit, brumit, sapunëve. Maturantët e Shkollës së Mesme Profesionale të Turizmit “Dr. Vasill Beron” do të prezantojnë koktejet e tyre origjinale në sallën e Qendrës së Degustimit të Verës. Ngjarja do të mbahet në kompleksin arkitekturor-etnografik "Çarshia e Somovodenes" në Veliko Tërnovo në rrugën "Georgi Rakovski".
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..