Këshilli i Ministrave lejoi dhënien e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” një derogim nga Rregullorja Evropiane për masat kufizuese në funksion të veprimeve të Rusisë në Ukrainë. Me përjashtimin, i vetmi termocentral bërthamor në Bullgari dhe prodhuesi ynë më i madh i energjisë elektrike do të jetë në gjendje të importojë produkte hekuri dhe çeliku nga Rusia sipas kontratave specifike. Gjithashtu lejohet importi i mallrave dhe teknologjisë nga Rusia dhe ofrimi i asistencës teknike përkatëse. Përjashtimi do të zbatohet deri në skadimin e kontratave në fjalë.
Prioriteti kryesor në funksionimin e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” është ruajtja e nivelit më të lartë të sigurisë teknike dhe bërthamore, si dhe mbrojtja e mjedisit. Meqenëse një pjesë e madhe e sistemeve dhe pajisjeve të centralit janë me origjinë ruse, disa nga kontratat për furnizimin e mallrave dhe ofrimin e shërbimeve në lidhje me riparimet vjetore, funksionimin e besueshëm dhe të sigurt të njësive 5 dhe 6 të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” janë të lidhura ose duhet të lidhen me kontraktorët rusë, shpjegon shërbimi për shtyp i qeverisë.
Më shumë hollësi për Centralin “Kozlloduj” mund të lexoni nga botimi i mëposhtëm:
Për të paktën dy vite të tjera, toka bujqësore në Bullgari do të vazhdojë të bëhet më e lirë. Të dhënat vijnë nga shoqata e pronarëve të tokave bujqësore në vendin tonë dhe tregojnë se tregu i tokës bujqësore në vendin tonë është shumë i..
Me 118 vota "pro", Asambleja Kombëtare zgjodhi kandidatin e GERB-SDS Simeon Djankov si Kryetar të Këshillit Fiskal. Anëtarë të këshillit u zgjodhën Desisllava Kallçeva - GERB-SDS, Atanas Atanasov - ITN, Bogomill Manov - BSP-E Majta e Bashkuar,..
Uzina e parë bullgare e automjeteve të blinduara e kompanisë "International Armored Group" filloi prodhimin e saj në qytetin Burgas. Kjo bëhet në partneritet me kompani nga industria jonë e mbrojtjes, si dhe me organizata ushtarake, shkencore dhe..