Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më 22 shtator festojmë Pavarësinë e Bullgarisë

Në vitin 1908 u fitua liria e plotë e vendit tonë

Shenja përkujtimore në kodrën Carevec në Veliko Tërnovo, ku u shpall Pavarësia e Bullgarisë
Foto: Ivan Bazov

Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e tyre. Kjo ditë festohet si festë zyrtare publike dhe është simbol i ndryshimit të statusit juridik ndërkombëtar të Bullgarisë. Ai tregon shndërrimin e Bullgarisë nga një shtet vasal në një subjekt të lirë dhe sovran të marrëdhënieve ndërkombëtare. Ky është informacioni i shkurtër për Ditën e Pavarësisë, të cilin edhe nxënësit bullgarë në mbarë botën e mësojnë nga tekstet e historisë. Gjithsesi, çdo vit ne rizbulojmë rëndësinë e madhe të kësaj dite të paharrueshme historikisht, duke u përpjekur ta krahasojmë atë me datat e tjera, të perceptuara si simbole të Bullgarisë së rilindur pas pesë shekujve të sundimit osman.

Historianët na udhëzojnë përmes fakteve, ngjarjeve, personaliteteve dhe proceseve të shumta politike globale. "Dita e Pavarësisë është një nga festat më të rëndësishme për bullgarët, pasi është dita e arritjes së shtetësisë së plotë" - thotë historiani Prof. Dr. Nikollaj Kënev nga Universiteti i Veliko Tërnovos “Shenjtorët Kirill dhe Metodij”. Biseduam me të për vlerën e festës së sotme, aq të ëndërruar në vazhdim të shumë viteve nga të parët tanë:

Prof. Dr. Nikollaj Kënev

“Në vend të parë në nënvetëdijen e shoqërisë është data e Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman 5 shekullor. Por edhe pse atëherë Bullgaria u ringjall, ajo ishte një shtet inferior, një vasal i Portës së Lartë, një subjekt ndërkombëtar i pavlefshëm. Dita e Pavarësisë (1908 ) është data kur Bullgaria bëhet një vend në kuptimin e plotë të fjalës, sepse nuk i nënshtrohet askujt tjetër, nuk i paguan haraç suzerain-it të saj, siç ishte më parë - Perandorisë Osmane. Pra, 22 shtatori është dita kur duhet të ndihemi veçanërisht krenarë që e kemi arritur këtë”.

Në qendër të ngjarjeve të asaj kohe ishte princi bullgar Ferdinand,  së bashku me kryeministrin Aleksandër Malinov. Atyre ua detyrojmë Manifestin,  të cilin princi e lexoi në kishën “40 Martirët e Shenjtë” në kryeqytetin e vjetër të Bullgarisë, Tërnovo.

Ferdinand I, kryeministri Aleksandër Malinov, anëtarë të qeverisë dhe gjeneralë gjatë shpalljes së Pavarësisë

“Me shpalljen e Pavarësisë, Ferdinandi nga princi u bë mbret i bullgarëve, por atëherë ndodhi edhe diçka po aq e rëndësishme – për popullin bullgar me këtë akt vjen liria e plotë dhe në të njëjtën kohë ky Manifest synon të bëjë referenca për atë pjesë të bullgarëve që mbetën jashtë kufijve të Bullgarisë së lirë” – thotë prof. Nikollaj Kënev.

Historianët shpesh flasin për detaje të ngjarjeve historike, por Prof. Nikollaj Kënev ndalet në hartën globale në interesat gjeopolitike. Aty ai sheh arsyen e shembjes së ëndrrës bullgare:

"Askush nuk ka interes nga një Bullgari e bashkuar, sepse një Bullgari e bashkuar nuk është thjesht e madhe. Problemi nuk është aq në madhësinë dhe fuqinë e shtetit, problemi është se një Bullgari e bashkuar do të bëhet një faktor i pashmangshëm në politikën evropiane për arsye thjesht gjeopolitike dhe ekonomike. Një Bullgari e bashkuar - nga delta e Danubit deri në Trakinë Perëndimore dhe afër rrugëve drejt Detit Adriatik - praktikisht nuk do të thotë se as tregtia botërore drejt Evropës dhe as drejt Lindjes së Mesme nuk mund të anashkalojë Bullgarinë dhe as interesat politike të lojtarëve të ndryshëm në skenën botërore nuk mund të realizohen pa marrë parasysh rolin e Bullgarisë”.

Monumenti i Pavarësisë në Sheshin Princi Aleksandri I në Sofje

Ju ftojmë të lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:

Foto: Ivan Bazov, Gergana Mançeva, wikipedia.org

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD