Muzikantët nga DEEP ZONE Project na ofrojnë përsëri një kombinim të tingullit të klubit me atë të folklorit bullgar në këngën e tyre "Diçka më e mirë", këtë herë së bashku me Bisera dhe Lidija. Kur Dian Savov, i njohur si DJ Dian Solo, i kërkoi dy këngëtaret me një ftesë për të marrë pjesë në krijimin e këngës, ata pranuan me kënaqësi. Ja se çfarë na tregoi Dian për “Diçka më e mirë”:
“Ky është një projekt shumë i veçantë për ne, pasi donim të bënim eksperimentin e radhës në të cilin të kombinojmë muzikën elektronike dance me folklorin autentik bullgar. Por ndryshimi këtu është se folklori është kompozuar nga ne posaçërisht për këtë këngë dhe nuk kemi përdorur një këngë të vjetër popullore bullgare. Kështu qe ne nuk ishim kufizuar as në melodi, as në tekst dhe në fakt krijuam një bombë energjie, e cila i shpërthen në erë dansingët në Bullgari dhe nëpër botë.”

Shkaku i këtyre fjalëve është se pak kohë pasi kënga “Diçka më e mirë” u përhap në platformat e internetit, ajo, edhe pse e kënduar në bullgarisht, është më e dëgjuar dhe më e transmetuar në Spotify në... Miami. Sipas Dian-it, kjo është dëshmi se muzika nuk ka kufij kur është interesante dhe e krijuar me shumë zemër dhe imagjinatë.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”
Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”