Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ende ka dervishë në Bullgari, por nuk dimë për ekzistencën e tyre

Dervishët në trojet tona - legjendat dhe misteret rreth teqesë së fshatit Bivoljane

Teqeja Emala Baba
Foto: Georgi Kyçukov

Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit(Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë, të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e dervishëve në këtë pjesë të Ballkanit. Ajo kishte një bibliotekë të pasur me mbi 3000 libra, por shumica e tyre kanë humbur. Sipas banorëve vendas varri i Fatimes – vajzës së dashur të profetit Muhamed – ndodhet në teqe, mësuam nga reportazhi i Valja Apostollovës – korrespondente e BNR-së në Kërxhali.

Dervishët ishin murgj islamikë, pjesë e urdhrit ushtarak të bektashinjve, analog i urdhrit të krishterë të templarëve. "Këta janë dervishë nga urdhri i bektashinjve, dervishë beqarë," thotë Muharem Aliosman, historian vendës dhe udhëheqës i qendrës kulturore në fshatin e afërt të Zvinicës.

Muharem Aliosman

“Ata janë njerëz të arsimuar sepse në teqe mësojnë alfabetin, mund të lexojnë Kuranin, shkruajnë libra, dorëshkrime. Ka shumë informacione për qendrën letrare. Atje ka pasur një bibliotekë shumë të madhe, me shumë dorëshkrime. Por supozohet se në vitet 1920 janë sekuestruar, ndoshta një ditë do të dalin në dritë. Unë si studiues kam hasur në njerëz që ruajnë dorëshkrime që kanë të bëjnë me vetë teqenë. Edukimi i dervishëve përfshin edhe shërimin. Madje tani ndër hoxhallarët kjo njohuri është ruajtur - në formën e magjive, lexohet mbi ujë nga vargje të caktuara të Kuranit. Kështu njerëzit shërohen – me fuqinë e lutjeve dhe barërave”.

Kandidati për dervish duhej të kalonte prova në një dhomë të ngushtë dhe të errët për të provuar aftësitë e tij pa ushqim, pa ujë për tre ditë:

"Derisa vetë dervishi arrin një nivel të tillë të vetëdijes, kështu që të mund të lexojë mendimet e të tjerëve. Të nesërmen e kanë pyetur se çfarë ka ëndërruar shehu i teqesë. Dhe nëse ai e ka thënë ëndrrën e tij, e kanë njohur si dervish. Shkollat ​​e dervishëve, si p.sh. sufizmi, janë praktika për përmirësimin shpirtëror të njerëzve. Ata që arrijnë këtë nivel quhen shenjtorë dhe në vendin tonë bëhen varreza - tyrbe. Ata kanë pasur mundësinë të shërojnë, të fluturojnë, të shkaktojnë shi, të shohin të ardhmen... Sipas një parashikimi të tyre të vjetër, këto toka do të kthehen në shkretëtirë, uji do të zhduket”, thotë Aliosman.


Qendra fetare pranë fshatit Bivoljane ka ekzistuar pa ndërprerje nga shekulli XIV deri në fillim të shekullit XIX. Sot është restauruar teqeja e Elmala Baba. Atje ka një xhami, një tyrbe, një bibliotekë të re, një sallon, një dhomë ngrënie dhe një kuzhinë. Aty ka një varrezë me gjashtë varre meshkujsh dhe një varr të një femre të ndarë prej tyre. Besohet se ai i përket vajzës së Profetit Muhamed - Fatimes. Mbi të ishte një litografi e vjetër me simbolin e dorës së Fatimes - me një sy në mes të pëllëmbës. Legjenda se kjo dorë mbron të gjitha gratë mbetet edhe sot e kësaj dite.


Po dervishët? Ata nuk janë zhdukur! Edhe sot në Bullgari ka shumë dervishë, thekson historiani dhe studiuesi Georgi Kullov:

Georgi Kullov

"Ata nuk e quajnë veten dervishë. Megjithatë, këta janë njerëz të ngritur shpirtërisht, të përkushtuar ndaj alevizmit, që përhapin më shumë informacion për bektashizmin dhe alevizmin."

Alеvianët, ose alianëti përkasin një lëvizjeje në Islam. Sipas një teorie, shumë nga ndjekësit e alevizimit në Ballkan janë pasardhës të bogomilëve. Ata kryejnë ritualet e tyre me verë dhe ndezjen e qirinjve, pinë alkool. Në tubimet e tyre që quhen majeta, përgatisin një kurban. I pari prej tyre është në teqenë Elmala Baba në fillim të shtatorit.

Përpiloi: Veneta Nikollova / sipas një raporti të Valja Apostollovës – korrespondente e BNR-së në Kërxhali

Foto: Facebook /Georgi Kyçukov, Shevkie Çakër, Facebook /Kuriozitetet e Bullgarisë, BGNES, Bozhidar Çollakov (Radio Kërxhali)

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dita e Shën Ignat Hyjmbajtësit - një festë e ngarkuar me pritjen e Zotit të Ri dhe Rilindjen e Diellit

Me 20 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Sipas besimeve, dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë nga kjo ditë. Edhe në këngët popullore thuhet:“Filluan dhimbjet e lindjes së nënës së Zotit”. Në kalendarin..

botuar më 24-12-20 5.40.PD

Nga marmelata e shalqinit e deri tek Dita e Dervishëve - cilat janë "Thesaret e gjalla njerëzore" të Bullgarisë

Tetë tradita autentike bullgare dhe aftësi të përcjella brez pas brezi nga pjesë të ndryshme të vendit u bënë pjesë e Listës Përfaqësuese Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe kështu u bënë pjesë e "Thesareve të gjalla njerëzore" të..

botuar më 24-12-12 7.35.PD
Iva Krumova dhe Anabell Casaboff (djathtas)
foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

Anabell Casaboff, një balerinë nga Buenos Aires, e dashuruar me vallet popullore bullgare

Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..

botuar më 24-11-17 8.55.PD