Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin Globoçeni, 24 stola për pjesët qendrore të fshatrave të Prespës së Vogël (Cerje, Zrnosko, Shulin, Globoçeni, Gjoricë e Poshtme , Gjoricë e Sipërme dhe Tuminec)dhe tre makina fotokopjuese multifunksionale për godinën e rinovuar të Komunës në Pustec. Kontejneri mjekësor do të lejojë praninë e përditshme të një personi mjekësor në fshatin Globoçeni, banorët e të cilit aktualisht udhëtojnë deri në fshatrat Pustec ose Gjoricën e Poshtme nëse kanë nevojë për ekzaminim apo injeksione.

Në dorëzimin e donacionit morën pjesë ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri Ivajllo Kirov, kryetari i Bashkisë Pustec Pali Kolefski, nënkryetari i komunës Jani Nikolla, përfaqësues të Shoqatës për Miqësi Bullgaro-Shqiptare, media dhe banorë të fshatit Globoçeni.
“Ky rajon ka një vend të veçantë në zemrat tona dhe jemi të bindur se së bashku do të arrijmë të bëjmë ndryshime më domethënëse dhe pozitive në jetën e njerëzve në Pustec dhe Prespën e Vogël”, thanë nga ekipi i “Kujtesës Bullgare”.

“Dua të shpreh respektin tim të madh për kryetarin e Fondacionit të Kujtesës Bullgare, Dr. Milen Vrabevski, për ndihmën e tij në këtë zonë. Ai gjithmonë bën gjithçka që është e mundur për të ndihmuar nevojat e banorëve të komunës sonë”, tha në fjalinë e tij kryetari Pali Kolefski.
Më shumë për bullgarët në Shqipëri mund të lexoni në botimet e mëposhtme të Radio Bullgarisë:
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..