Ministri i Turizmit Evtim Milloshev u takua me mediat kryesore japoneze Fuji TV dhe Kanagawa TV. Ai ka ftuar ekipe të dy stacioneve televizive të vizitojnë Bullgarinë për të xhiruar filma për vendin tonë, përmes të cilëve ata mund t'i tregojnë publikut japonez vendndodhjet tërheqëse turistike dhe trashëgiminë tonë të pasur kulturore dhe historike. Nga pala japoneze u shpreh një interes i madh dhe u diskutuan projekte konkrete për prezantimin e turizmit bullgar SPA, kulturor, të kulinarisë dhe të verërave, si dhe për promovimin e paketave turistike bullgare. Takimi është në kuadër të vizitës zyrtare në Japoni për nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit në fushën e turizmit ndërmjet Ministrisë së Turizmit të Bullgarisë dhe Agjencisë Japoneze të Turizmit.
Lexoni më tepër:
Natën , moti në vend do të mbetet kryesisht i kthjellët, me vranësira të larta të shpërndara, por pas mesnatës do të fillojnë të formohen vranësira të ulëta, ose mjegull mbi rajonet ekstreme lindore. Do të jetë pothuajse e qetë në pjesën më të madhe..
Një seksion i ri i linjës së sensorëve në kufirin bullgaro-turk, i ndërtuar rishtazi, u hap në zonën e fshatit Krajnovo (rajoni i Jambolit). Në ceremoni morën pjesë Kryeministri Rosen Zheljazkov, Ministri i Brendshëm Daniell Mitov dhe kreu i Policisë..
Zjarrfikësit, punëtorët e Parkut Natyror “Manastiri i Rillës” dhe vullnetarët u bashkuan në shuarjen e një zjarri që shpërtheu dje pasdite në zonën “Ravna”- në një lartësi prej 1800 m. Zjarri u shkaktua përsëri nga një rrufe, i ngjashëm me..
Në Olimpiadën e nëntë Evropiane të të Rinjve në Informatikë eJOI, e cila u zhvillua në Shumen (Bullgaria Verilindore), nxënësit bullgarë fituan pesë..
Rreth 320 mijë njerëz do të udhëtojnë gjatë festave midis 6 dhe 8 shtatorit, njoftoi drejtori i Institutit për Analizën dhe Parashikimet e Mjedisit të..
Të premten do të ketë diell me vranësira të shpërndara të larta. Mbi Bullgarinë Lindore do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave, më të..