Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti kërkoi ndihmë nga Irani për lirimin e bullgarëve në Jemen

Presidenti bullgar Rumen Radev dhe homologu i tij iranian Masoud Pezeshkian në një takim në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Bullgaria mbështet misionin fisnik të OKB-së dhe politikat e zhvillimit, jo konfliktet ushtarake për të përcaktuar të ardhmen e njerëzimit. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres në Nju Jork. Pikëpamja e përgjithshme ishte se krizat ushtarake në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme kërcënojnë paqen dhe stabilitetin dhe përkeqësojnë ndarjen në botë. Kreu i shtetit shprehu shpresën se Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të bëhet një mjet efektiv për të parandaluar konfliktet dhe krizat ushtarake në kohën e duhur, gjë që do të kthejë fokusin e njerëzimit në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së. Radev shprehu shqetësimin e tij edhe për operacionet e vazhdueshme ushtarake pranë kufijve të Evropës, si rezultat i të cilave po shtohen flukset migratore, po rritet rreziku i radikalizimit dhe akteve terroriste.

Presidenti Radev zhvilloi biseda joformale me kolegët e tij në kuadër të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Në një takim me presidentin e Iranit, Masoud Pezeshkian, ai përshëndeti synimin e deklaruar të udhëheqjes së re shtetërore në Teheran për të thelluar dialogun me vendet e BE-së. Presidenti Radev i bëri thirrje homologut të tij iranian për mbështetje në negociatat për lirimin e kapitenit dhe bashkëkapitenit të anijes "Galaxy Leader" të ndaluar në brigjet e Jemenit, si dhe për ndihmën e Republikës Islamike për lirimin e të gjithë pengjevе të “Hamasit” të kapur gjatë sulmit të 7 tetorit. Pezeshkian e ftoi Radevin të vizitojë Iranin në një kohë të përshtatshme për të dyja vendet, transmeton BTA.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Orvatjet për të më sulmuar se e miratova Ligjin për Vënien e Euros në Qarkullim janë manipulime

"Oevatjet për të më sulmuar për shkak se kam shpallur Ligjin për Vënien e Euros janë manipulime të sheshta, sepse nuk ka absolutisht asnjë datë në këtë ligj, ka kushte dhe procedura."Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev para gazetarëve në..

botuar më 25-05-30 10.16.PD

Forum mbi përfitimet e miratimit të euros në Ruse me pjesëmarrjen e Presidentit Petër Stojanov (1997-2002)

Një konferencë kushtuar përfitimeve të miratimit të euros nga vendi ynë do të mbahet sot, 30 maj, në Ruse, raporton BTA. Në forumin e biznesit të organizuar nga Administrata Rajonale do të marrin pjesë Presidenti Petër Stojanov (1997-2002),..

botuar më 25-05-30 5.00.PD

Parashikimi i motit për 30 majin 2025

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°. Në Sofje do të jetë 10°. Gjatë ditës , shtëllungat e reve do të mbulojnë pjesën më të madhe të vendit. Rreth dhe pas mesditës, në shumë zona do të ketë reshje të shkurtra shiu, më..

botuar më 25-05-29 7.35.MD