Edicioni i dytë i festivalit për muzikën e rrugës dhe kulturën autentike urbane Street Music Fest pret fansat e tij nga 27 deri më 29 shtator në sheshin "Sllavejkov" të kryeqytetit. Forumi gazmor plot ngjyra do të mbledhë muzikantët e rrugës së qytetit në një vend, do të ketë kërcim, teatër, stand-up dhe forma të tjera të artit urban, një klasë master të fotografisë në rrugë dhe shumë surpriza të tjera, premtojnë organizatorët nga Mish Mash Fest me mbështetjen e Bashkisë Metropolitane. Festivali këtë vit do të prezantojë edhe një program minikoncertesh në lokacione të ndryshme për të “akomoduar” muzikën e rrugës në sa më shumë vende të kryeqytetit. Ambicia e organizatorëve është që ai të përhapet në të gjithë qytetin, duke u bërë një festë e artistëve të pavarur.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”
Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..