Diversiteti kulturor dhe gjuhësor – pikërisht kjo e dallon Bashkimin Evropian dhe gjuhët e folura në komunitet janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Evropës. Ka 24 gjuhë zyrtare në BE dhe sa herë që në të anëtarësohen shtete anëtare, numri i gjuhëve rritet. Pikërisht këtij diversiteti i është kushtuar 26 shtatori. Synimi është që evropianët të njohin më mirë jo vetëm gjuhën e tyre, por edhe gjuhët evropiane, si dhe të inkurajojnë studimin dhe përdorimin e gjuhëve të huaja.
Me këtë rast, në kryeqytetin bullgar u zhvilluan një sërë ngjarjesh tematike kushtuar diversitetit gjuhësor. Një nga iniciativat interesante ishte "Kafeja e gjuhës", ku fillestarët patën mundësinë të mësojnë fjalët bazë në frëngjisht, anglisht, finlandisht, irlandez, polonisht, italisht, portugalisht, spanjisht... - drejtpërdrejt nga folësit amtarë.
Iniciativa e radhës më e madhe është të shtunën /28 shtator/, kur në Kopshtin e Qytetit para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" në Sofje organizohet Panairi i Gjuhës. Aty në 20 stenda tematike do të prezantohen shumë nga gjuhët evropiane nga institucionet kulturore dhe ambasadat, ndërsa bashkëorganizatori është Instituti i Gjuhës Bullgare pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.
“Ne po mundohemi të krijojmë një atmosferë tërësisht festive me shumë lojëra gjuhësore, kuize, me çmime dhe shumë muzikë. Dhe të gjithë atyre që nuk do të mund të jenë të pranishëm në këtë vend, ne u propozojmë të marrin pjesë në një kuiz online që është në platformën Dita Evropiane e Gjuhëve në adresën: https://edl-bulgaria.eu.
Ajo është e hapur për të gjithë të moshës mbi 14 vjeç nga 1 deri më 30 shtator", tha para Radio Bullgarisë Svilena Georgieva, një përfaqësuese vendase e organizatës që është më afër Ditës Evropiane të Gjuhëve – Drejtoria e Përgjithshme “Përkthime” e Komisionit Evropian.
“Përkthimi ndryshon si çdo profesion tjetër, përhapja e teknologjive të reja është e pashmangshme. Ne, si përkthyes, punojmë me teknologji dhe aplikacione të reja për përkthim të ndihmuar nga kompjuteri, me kujtesa të mëdha, grupe të mëdha të dhënash, duke e përdorur gjithnjë e më shumë përkthimin me makinë. Ne jemi redaktorë të rreptë të përkthimit me makinë dhe e përdorim në institucione tashmë një dekadë."
Vetë Svilena Georgieva ka qenë përkthyese për më shumë se 20 vjet, ajo flet rrjedhshëm 14 gjuhë dhe vazhdon të zgjerojë kulturën e vet gjuhësore. Ajo dëshiron t'i kushtohet një vëmendje e veçantë bukurisë, pasurisë dhe origjinalitetit të gjuhës sonë amtare bullgare.
“Sa e rëndësishme është gjuha bullgare në Evropë - këtë duam t'u tregojmë të rinjve që do të vizitojnë stendat tona me rastin e Ditës së Gjuhëve” - thotë Svilena Georgieva dhe vazhdon:
“Dhe se gjuha jonë nuk është aq e vogël, se gjuha jonë ka vlerën e saj dhe të gjitha dokumentet e BE-së janë përkthyer edhe në bullgarisht, si një nga gjuhët zyrtare - kështu qe për ne është shumë e rëndësishme që të rinjtë të kuptojnë se sa e rëndësishme është bullgarishtja. Ne, përkthyesit, shpesh gjejmë fjalë interesante, kurioze në gjuhë të huaja që nuk kanë përkthim në gjuhët e tjera. Në bullgarisht gjithashtu kemi fjalë të tilla. Unë shpesh jap një shembull me fjalët “ljubov” /любов/ dhe “obiç” /обич/. Të gjithë e dimë fjalën për dashuri në anglisht, frëngjisht, italisht dhe në gjuhë të tjera, por në bullgarisht kemi dy fjalë të ndryshme për emocione të ngushta. Në, bullgarët, e dimë se ka një ndryshim midis ljubov” dhe “obiç”. “Obiç” është diçka më e butë, më intime, më sublime. Duke e përdorur fjalën “obiç” po flasim për dashurinë e nënës ose për dashurinë vëllazërore, e cila është shumë më afër zemrës. Ndërsa fjala “ljubov” përshkruan një nocion më të përgjithshëm. Pikërisht fjalë të tilla tregojnë se gjuha jonë ka nuanca që nuk mund të përkthehen në një gjuhë të huaj. Pra, duke mësuar gjuhë të huaja, ne mësojmë ta duam dhe ta vlerësojmë më shumë gjuhën tonë amtare”.
Foto: edl-bulgaria.eu, Facebook /Gjuha Evropiane e Gjuhëve, unimedia.shu.bg
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Bullgaria po ndryshon vazhdimisht, besojnë krijuesit e iniciativës "Bulgaria Wants You", të cilët prej pesë vitesh organizojnë takime motivuese dhe diskutime me bullgarë jashtë vendit, për t'u dhënë atyre një këndvështrim të ndryshëm për vendin dhe..
Nga data 1 deri më 25 korrik, për herë të katërt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, do të zhvillohet “Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare”. Organizator është Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pranë..
Institucionet shtetërore bullgare kanë marrë një angazhim të qartë për lehtësimin e qasjes në tregun e punës, dhe në territorin e Bullgarisë në përgjithësi, për personat me origjinë bullgare, të cilët ende nuk kanë shtetësi bullgare. Këtë e..
Nga data 1 deri më 25 korrik, për herë të katërt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, do të zhvillohet “Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare”. Organizator..
Bullgaria po ndryshon vazhdimisht, besojnë krijuesit e iniciativës "Bulgaria Wants You", të cilët prej pesë vitesh organizojnë takime motivuese dhe..