Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Asgjë nuk është e pamundur në muzikë

Bateritë - pasioni që Ivo Atanasov nuk do ta braktisë kurrë

Foto: Arkiva personale e Ivo Atanasovit

Më 1 tetor, bota feston gjuhën universale të muzikës. Vështirë se dikush dyshon në aftësinë e këtij arti për të shëruar shpirtrat dhe për t'u dhënë krahë mendimeve, por sot do të shtojmë edhe një histori tjetër që e vërteton këtë - atë të bateristit të vetëm të verbër në Bullgari.

Ivo Atanasov ka lindur dhe jeton në kryeqytetin detar Varna, ndërsa muzika ka qenë e pranishme në jetën e tij që në fëmijërinë e hershme. Në fillim i binte tavolinës duke imituar meloditë e interpretuara nga babai i tij, fizarmonist dhe në moshën 16-vjeçare mori bateritë e tij të para. Pasuan disa vite të zotërimit aktiv të instrumentit dhe luajtje me grupe të ndryshme, deri në vitin kritik 1993, kur gradualisht filloi të humbiste shikimin. Pas një viti ai tashmë është plotësisht i verbër, gjë që provokon depresion të rëndë dhe një periudhë të gjatë në të cilën ai nuk del më as nga shtëpia e tij dhe mbështetet tek familja për gjithçka. Në vitin 1998, ai e merr veten dhe gradualisht fillon të mësojë të lëvizë me një bastun të bardhë, të jetë më i pavarur dhe përpiqet të rikthehet drejt baterisë. Rezulton se nuk është një gjë e lehtë pasi ai refuzohet nga grupet kur zbulojnë se është i verbër. Megjithatë, jo shumë kohë më vonë, ai fillon të luajë në orkestrën e muzikës popullore "Spektër" në Qendrën Kulturore për të Verbërit në Varna.

“Deri në atë moment nuk kisha prekur asnjëherë daulle, kisha luajtur vetëm në bateri. Kreu i orkestrës Nikollaj Doktorov filloi të më tregonte ritmet, gradualisht fillova t’ia merrja dorën dhe tashmë kam 22 vjet që jam pjesë e tyre. Gjysma e anëtarëve të grupit jemi të verbër.” – tregon Ivo Atanasov në një intervistë për BNT.

Shpesh pas përfundimit të provave me orkestrën popullore, bateristi luan edhe me ndonjërin prej dy grupeve të rrokut ku bën pjesë. Ai me shaka thotë për veten e tij – “Unë nuk jam muzikant, jam baterist”.

"Grupi i parë që krijova quhej "Akord BG". Në vitin 2017 vendosa të gjeja miq të vjetër me të cilët kishim luajtur vite më parë - kujton Ivo në një intervistë për BNR Radio Sofia. - filluam të luanim cover-a të këngëve nga grupet rock bullgare - "Shturcite", "FSB", "Signall", "Ahat", "Diana Express" etj. Qëllimi ynë ishte vetëm të luanim për argëtim, por Konstantini kishte këngë origjinale që donim t'i regjistronim. Filluam të luanim edhe në disa nga klubet e Varnës. Ndërkohë na u bashkua një tastierist, u bëmë kuartet dhe në vitin 2019 hymë në studio, ku incizuam albumin tonë të parë me 9 këngë dhe dy instrumentale”.
Ivo Atanasov me muzikantët nga grupi Akord BG
Ashtu si në shumë grupe rock, edhe në këtë nuk mungojnë fërkimet dhe në vitin 2019 është i nevojshëm ndryshimi i kitaristit me dike tjetër:

"Me "Akord BG" jemi shumëngjyrësh. Luajmë melody rock, art rock, progressive, funk, fusion dhe madje pak jazz. Me grupin tim tjetër "Llafazanët e shkollës së vjetër" luajmë hard rock, por këngë tërësisht origjinale. Me ta këtë vit kemi pasur shumë pjesëmarrje në klube dhe festivale” – shpjegon Ivo.

Ka një dashuri mes njerëzve që mbetet përgjithmonë, beson Ivo Atanasov. Kjo mund të ekzistojë edhe për objektet, siç janë bateritë, tha në mënyrë kategorike muzikanti:

"Sido që të ndodhë, unë nuk do t'i braktis kurrë dhe pavarësisht depresionit që kam kaluar, muzika ka qenë brenda meje dhe nuk kam reshtur së u emocionuari në asnjë moment. Sa i përket emocionit në skenë - është diçka e pakrahasueshme, dhe fakti i të ndjerit dashurinë e publikut që ka ardhur për të të dëgjuar”, flet me bindje Atanasov.


Përpiloi: Joan Kolev (bazuar në intervistën e Kristijan Ilievit, BNR-Radio Sofje dhe programin "Tregime të vogla" në BNT)
Fotot: arkivi personal i Ivo Atanasovit, Facebook /AKORD BG, Facebook/KalpazaniteRockBand, Raena Haxhieva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një shëtitje nëpër mbretërinë e çokollatës së Mihaella Këtevës

Çdo fëmijë ëndërron të ketë gjithë kohën e botës për të luajtur dhe për të shijuar shumë ëmbëlsira. Një nga më të dashurat, natyrisht, është e Madhërishmja - Çokollata. Për shumë njerëz sot, çokollata është një burim i vazhdueshëm lumturie, sepse..

botuar më 24-06-21 7.30.PD
Atanas Dallçev

120 vjet nga lindja e Atanas Dallçevit - një prej poetëve më të mëdhenj të Bullgarisë

Një nga poetët më të rëndësishëm bullgarë - Atanas Dallçev - lindi më 12 qershor 1904 në Selanik, në një familje të pasur që jetonte pranë Kullës së Bardhë. Babai i tij, Hristo Dallçev, ishte ndër qytetarët e shquar bullgarë në Selanik - jurist për..

botuar më 24-06-12 11.01.PD
Prof.Vlladimir Kefallov

Prof. Kefallov është ndër 10 specialistët më të mirë në studimin e syrit njerëzor në SHBA

Emri i Prof. Vlladimir Kefallov është në listën e shkencëtarëve që fituan çmimin prestigjioz Bresler për meritat në studimin e organit të të parit të njeriut në vitin 2019. Zbulimet më të rëndësishme të fizikanit bullgar, i cili jeton dhe punon në..

botuar më 24-06-07 7.10.PD