Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1 tetori – Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve

Gratë bullgare jetojnë 7.4 vjet më shumë se burrat

Foto: Pixabay

Kujtimet e Bullgarisë në 100 vitet e fundit mund t'i tregojnë 300 gra dhe 96 burra. Në Sofje ka më shumë njëqindvjeçarë, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave me rastin e 1 tetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve. 1 731 039 bullgarë kanë mbushur moshën 65 vjeç. Jetëgjatësia mesatare në vend deri në vitin 2023 është 73.5 vjet. Rritja krahasuar me vitin 2022 është 1.6 vjet. Jetëgjatësia mesatare për burrat është 69.9 vjet, ndërsa për gratë është 77.3 vjet. Për shkak të rritjes së moshës së daljes në pension në Bullgari, niveli i angazhimit të personave mbi 60 vjeç në tregun e punës është më i lartë se mesatarja e BE-së. Në vitin 2023, më shumë se 60 për qind e njerëzve të moshës 60 deri në 64 vjeç në vendin tonë vazhdojnë të punojnë, gjë që na rendit të 11-tin nga 27 vendet në komunitet. 336 mijë janë pensionistët që punojnë me kontratë pune.

Lexoni më shumë:



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Klubi i grave dhe familjeve bullgare në Hamburg feston 20-vjetorin

Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..

botuar më 25-11-22 9.00.PD

Kujdes, ari! Një ngjarje në Karllovo rinovoi debatin për bashkëjetesën me grabitqarin

Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..

botuar më 25-11-22 8.00.PD

"Tregu i Profesioneve" mbështet orientimin në karrierë të të rinjve

Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...

botuar më 25-11-21 6.10.PD