Cili është niveli i decibelit të një motori avioni ose të një pëshpëritjejе, një bisede normale, të lëvizjes së një makine me shpejtësi 60 km/h, të një koncerti rok dhe cilat janë vlerat e rrezikshme për shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve? Përgjigjet e këtyre dhe shumë pyetjeve të tjera i japin shkencëtarët e Akademisë Bullgare të Shkencave në monografinë kolektive "Qasja procedurale në arsim", e dedikuar për mësuesit e shkollave të mesme, e cila do të prezantohet në Sofje. “Monografia përfshin mësime specifike me tema që lidhen me një mënyrë jetese të shëndetshme në mjedis urban, perceptimin ndijor dhe identitetin, median dhe edukimin qytetar, marrëdhëniet ndërpersonale, mjedisin social dhe shëndetin mendor. Për përgatitjen e tyre u shfrytëzua qasja procedurale e filozofit dhe matematikan anglez Alfred Uajthed”, tha doc. Silvia Borisova.
Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..
Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar..
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..