Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më shumë se 30 fosile kafshësh nga koha e dinozaurëve u mblodhën nga shkencëtarët pranë Trën

Foto: Muzeu Kombetar i Shkencave Natyrore - Akademia Bullgare e Shkencave

Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të Shkencave. Si rezultat i ekspeditës së tyre verore, të cilën ata po zhvillojnë për të shtatën vit pranë Trënit, janë mbledhur më shumë se 30 fosile të reja vertebrore. Ato datohen në Kretakun e Vonë.


Eshtra zvarranikësh të mëdhenj, dhëmbë krokodilësh, shumë fragmente, duke përfshirë guaska të ruajtura breshkash, dhëmbë peshqish, të cilët sot nuk gjenden në Evropë, u gjetën në këtë vend.


U mblodhën kocka bretkosash dhe fosile të panjohura më parë, për të cilat shkencëtarët besojnë se ka shumë të ngjarë të jenë fosile insektesh nga epoka e dinozaurëve. E gjithë kjo sugjeron për paleontologët se në zonën pranë Trënit ka ekzistuar një ekosistem jashtëzakonisht i pasur dhe kjo, nga pikëpamja shkencore, do të ndihmojë në plotësimin e informacionit për jetën 80 milionë vjet më parë në tokat tona.

Lexoni më tepër nga koleksioni i Radio Bullgarisë:

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Misioni sekret i zepelinit L 59 apo si Jamboll hyri në histori me një rekord botëror

Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..

botuar më 24-11-11 7.05.PD

Gjetje kurioze arkeologjike në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll

Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..

botuar më 24-11-10 9.55.PD
Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD