"Nuk jam i sigurt nëse fakti se ne jemi këtu në cep të Europës Lindore vlen edhe për tregjet në Bullgari. Në fakt, perceptimi masiv i tregjeve është i ndikuar nga filmat dhe historitë veçanërisht për tregjet orientale të Perandorisë Osmane. Unë mendoj se në të vërtetë marrëdhëniet janë të njëjta si në Perëndim ashtu edhe në Lindje. Kudo mund të takoni njerëz që kanë varësi ndaj tregjeve, njerëz që komunikojnë përmes tyre. Ne bullgarët nuk i kemi aq shumëngjyrësh dhe tërheqës siç janë tregjet më në lindje nga ne. Në të njëjtën kohë, ne nuk jemi aq të varfër në marrëdhënie sa disa nga tregjet në Perëndim”.
"Ajo që po ndryshon edhe për mua është pikërisht problemi që ka tregu, është fakti që gjithnjë e më shumë njerëz janë atje duke shitur gjëra që nuk i kanë bërë vetë. Kjo ndryshon marrëdhënien blerës-shitës. Dhe në këtë kuptim, tregu po zhduket, sepse në fund të ditës, kështu ndodh edhe me tregtarët e mëdhenj”.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..
Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..