Bullgaria po shkon në zgjedhjet e gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se 4 vjet dhe kjo pengon debatin konstruktiv dhe ratifikimin e një konvente të rëndësishme të përgatitur nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) dhe e pranuar nga 44 vende të botës. Bëhet fjalë për Konventën 190, e cila është themelore në botën e së drejtës së punës, në radhë të parë sepse rregullon çështjen e eliminimit të dhunës dhe ngacmimeve në vendin e punës. Bullgaria nuk e ka ratifikuar këtë konventë, si dhe direktivën evropiane për pagat minimale, ndonëse afati për këtë skadon më 15 nëntor të këtij viti. Arsyeja është sërish e rrënjosur në mungesën e një qeverie të rregullt dhe paqëndrueshmërinë politike në vendin tonë. Çështja e pagës minimale dhe afateve të mosrespektuara, për shkak të të cilave vendi ynë është subjekt i sanksioneve nga KE, është ngritur gjatë një konference ndërkombëtare të organizuar në selinë e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB). Në të morën pjesë përfaqësues të 23 vendeve dhe 35 sindikatave nga Evropa dhe Azia.
“Bullgaria ka detyrimin të përgjigjet pse nuk është transpozuar direktiva dhe kundër shkelësit do të ketë një procedurë – paralajmëroi gjatë forumit në Sofje Izabell Shjoman, zëvendëssekretare e përgjithshme e Konfederatës Evropiane të Sindikatave. – Kjo është mënyra ligjore për të çuar përpara procesin e ratifikimit dhe për t'i bërë vendet anëtare ta pranojnë atë. Çështja nuk është nëse shtetet anëtare do të dëshirojnë apo jo transpozimin e direktivës, kjo është detyra e tyre. Askush nuk është mbi ligjin. Dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse direktiva mbron të drejtat e punëtorëve dhe i vendos ata në kushte të barabarta kudo që ata zgjedhin të punojnë.”
Më e rëndësishmja në të gjithë këtë proces është dialogu ndërmjet tre partnerëve - sindikatave, punëdhënësve dhe qeverisë - theksoi ushtruesi i detyrës së ministrit të punës Ivajllo Ivanov dhe shpjegoi se "Për çdo direktivë të KE-së dhe konkretisht për këtë, Bullgaria kërcënohet me vendosjen e sanksioneve përkatëse. Deri në fund të vitit kalendarik, direktiva duhet të miratohet":
“Por për shkak se perceptimi është se transpozimi i direktivës sjell automatikisht rritje të pagës minimale, më duhet të theksoj se nuk po flasim për këtë. Paga minimale do të pranohet nga qeveria ashtu siç e kemi vendosur. Qëllimi është që vitin e ardhshëm dhe tani e tutje, kur kjo të bëhet një masë afatgjatë, të respektohen rregullat e përcaktuara në Direktivë. Sindikatat propozojnë rritje të sigurimeve për të ardhurat maksimale të sigurimit, jo për të gjitha të ardhurat."
Sistemi i tatimeve në Bullgari, i bazuar në taksën e sheshtë, nuk lejon financimin e kostove të sistemeve sociale, arsimit, kujdesit shëndetësor dhe atyre të cilëve u paguan qeveria - si nëpunësit civilë, ata që punojnë në kulturë, përkujdesje sociale dhe të gjitha sistemet e tjera, theksoi presidenti nga KNSB Pllamen Dimitrov. Zgjidhjen e problemit ai e sheh në rritjen e taksës për të ardhurat maksimale të sigurimit.
“Është e rëndësishme të komentojmë këtë temë tani kur partitë shkojnë në zgjedhje, pas kësaj nuk i pyet më askush, prandaj ne insistojmë që tani të japin një përgjigje për çështjen e tatimit mbi të ardhurat. Ne shikojmë 20 vjet përpara - deri në vitin 2045, dhe propozojmë një rritje të kontributeve me 1 për qind çdo vit për fondin e pensioneve në Sigurimin Shoqëror të Shtetit dhe 1 për qind për shtyllën e dytë - skemat kapitale. Meqenëse nuk ka asnjë mënyrë me një kontribut 5 për qind, në fund të fundit, të marrim një pension domethënës. Mund të shohim që shifrat janë mjaft të ulëta tani. Shohim që nga taksat, buxheti do të jetë shumë i vështirë për të kompensuar vrimën në rritje për shkak të shpenzimeve të tepërta, përfshirë edhe për Institutin Kombëtar të Sigurimeve."
Sipas sindikatës, duhet të ketë rritje të taksave për të plotësuar, jo shkurtuar buxhetin e Sigurimeve Shoqërore Shtetërore për vitin 2025. Dhe kjo, sipas sindikalistëve, nuk është çështje zgjedhjeje politike – këtu nuk ka interesa të majta dhe të djathta, por çështje kalkulimesh dhe vendimesh pragmatike që tregojnë se rritja e taksave është e pashmangshme. Por zgjedhja se si do të bëhet kjo është në duart e politikanëve në parlamentin dhe qeverinë e ardhshme.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, knsb-bg.org
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057..