Më 17 dhe 18 tetor 2024 në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” do të mbahet konferenca shkencore ndërkombëtare “Paralelet ballkanike” kushtuar përvjetorit të 30-të të themelimit të degës së Ballkanistikës.
Ballkanistika është një specialitet unik në arsimin e lartë bullgar i krijuar në vitin 1994 në Departamentin e Gjuhësisë së Përgjithshme, Indo-Evropiane dhe Ballkanike pranë Fakultetit të Filologjisë Sllave të universitetit më të vjetër bullgar “Shën Klementi i Ohrit”,me kontributin e jashtëzakonshëm të Prof. Petja Asenova, e cila jo vetëm që zhvilloi dhe realizoi konceptin e specialitetit të ri, por gjithashtu arriti të kapërcejë të gjitha vështirësitë administrative në formimin e tij.
Dega e Ballkanistikës është orientuar drejt studimit të katër gjuhëve të Unionit Gjuhësor Ballkanik (bullgarishtja, shqipja, rumanishtja, greqishtja,) dhe të kulturës dhe letërsisë së popujve që kanë banuar në Gadishullin Ballkanik që nga kohërat e lashta deri në ditët e sotme. Programi zhvillon njohuri të shumanshme në disa fusha të shkencave humanitare, duke u mundësuar studentëve të arrijnë thellësitë e hapësirës shpirtërore ballkanike.
Sipas modelit të specialitetit të Ballkanistikës në Universitetin e Sofjes, më vonë u krijuan specialitete të ngjashme edhe në universitete të tjera bullgare - Universiteti i Veliko Tërnovos "Shenjtorët Kirill dhe Metodij”, Universiteti i Plovdivit “Paisij Hilendarski”, Universiteti Jugperëndimor “Neofit Rillski”.
Në konferencë do të paraqiten kumtesa që mbulojnë sfera të ndryshme të studimeve ballkanike – linguistika, letërsia, kultura. Ndër pjesëmarrësit ka edhe ish-përkthyes, redaktorë dhe gazetarë nga Redaksia e Gjuhës Shqipe të Radio Bullgarisë – Prof. e Asoc. Rusana Bejleri, Prof. e Asoc. Ekaterina Tërpomanova dhe Anna Kapitanova.
Të ftuar zyrtar janë përfaqësues të ambasadave të Shqipërisë, Kosovës, Greqisë dhe Rumanisë.
Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Foto: BTA, Universiteti i Sofjes - arkiv
Përpiloi në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Që prej vitit 1980, bota e feston 27 shtatorin si Ditën Botërore të Turizmit.Ajo shoqërohet me përvjetorin e miratimit të statutit të Organizatës Botërore të Turizmit në vitin 1970. Një numër vendbanimesh bullgare organizojnë ngjarje të veçanta,..
Falë kristianizimit, shkrimit dhe gjuhës, populli bullgar dhe Bullgaria mbetën në kujtesën e Evropës edhe atëherë kur shteti bullgar zhdukej për shekuj të tërë nga harta politike e Kontinentit të Vjetër. Pagëzimi dhe krijimi i shkrimit bullgar kanë..
Mbrëmjen e 22 shtatorit filloi Viti i Ri Hebraik – Rosh Hashana. Sipas kronologjisë së Torës, nisi viti 5786 nga krijimi i botës. Sipas besimit hebraik, në këtë ditë Zoti krijoi njeriun e parë, Adamin. Sipas traditës hebraike, në dhjetë ditët që..